Sa kushton një orë pune në Shqipëri? Më të paguarit, sektori financiar dhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

INSTAT ka publikuar anketën e strukturës së të ardhurave nga puna. Qëllimi i kësaj ankete është matja e të ardhurave reale dhe nivelit të pagesës për një orë pune në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Vrojtimi i referohet të dhënave të mbledhura në vitin 2022, kohë kur niveli mesatar i pagës mujore bruto ishte 70.806, çka përkthehet në 406 lekë pagë bruto për një orë pune.

Sipas aktiviteteve ekonomike të ardhurat më të larta rezultojnë në sektorin financiar dhe të sigurimit me rreth 938 lekë për orë pune, ndërkohë që sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor rezulton me nivelin më të ulet të pagesës për orë pune, me rreth 264 lekë.

Anketa gjithashtu ndalet tek të ardhurat që gjenerohen nga puna sipas madhësisë së ndërmarrjes.

Rezulton se ndërmarrjet e mëdha në vend me 500 deri 999 të punësuar arrijnë të sigurojnë të ardhura më të larta për punëtorët e tyre me rreth 518 lekë për orë pune.

Ndërsa ndërmarrjet me 10 deri në 49 të punësuar, te cilat angazhojnë në total  424.576 individë, rreth gjysmën e të punësuarve në vend, arrijnë të paguajnë 324 lekë për orë, për punonjësit e tyre.

Me gjithë një rritje në vitet e fundit, vlen të thuhet se pagesa e një orë pune vijon të mbetet ende larg nivelit të pagës së një ore pune në vendet e BE-së, që variojnë midis 912 leke në Bullgari dhe 5290 leke për një ore pune në Luksemburg./K.B

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV