Manastirliu e-mail qytetarëve: Rezultatet e deritanishme janë optimiste, por kujdes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u ka dërguar ditën e sotme qytetarëve shqiptarë e-mail, ku shkruan se falë kontributit të të gjithë shqiptarëve kemi rezultate të mira në luftën ndaj Covid-19.

Më tej ministrja shprehet se deri më tani Shqipëria ka numrin më të vogël të vdekjeve për 1 milionë banorë në kontinentin Evropian. Gjithashtu ajo tregon se numri i të shtruarve në spitalet COVID a rënë ndjeshëm dhe ai i pacientëve në terapi intensive është minimal.

Në e-mail ministrja u kërkon të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm për të ruajtur rezultatet e deritanishme.

MESAZHI I PLOTË

Ju përshëndes dhe uroj çdo të mirë familjarisht! Faleminderit dhe respekt për gjithçka keni bërë në shërbim të mbrojtjes së shëndetit, në këtë periudhë tronditëse për mbarë botën! Pa kontributin tuaj, nuk do t’ia kishim dalë dot kaq mrekullisht, sa deri tani. Por kujdes, e gjithë kjo arritje madhështore e përbashkët, mund të zhbëhet në pak ditë nëse nuk vazhdojmë të mbrojmë veten dhe të tjerët, duke zbatuar rregullat e thjeshta që tanimë i dimë përmendësh.

Sot Shqipëria, ka numrin më të vogël të vdekjeve për 1 milionë banorë në kontinentin tonë. Numri i të shtruarve në dy spitalet Covid ka rënë ndjeshëm dhe ai i pacientëve të terapi intensive është minimal. Teksa hapim ekonominë dhe lehtësojmë lëvizjen, gjithçka do të varet nga ne. Nga secili prej nesh. Që të mos kthehemi mbrapsht duhet të mos neglizhojmë ruajtjen e distancës 1.5 m nga të tjerët, dhe rregullat e tjera kur dalim nga shtëpia. Deri në mesin e muajit maj, lehtësimet e masave do të vazhdojnë drejt normalitetit të ri.

Rezultatet e arritura së bashku, na bëjnë optimistë dhe e lehtësojnë normalizimin e përgjithshëm, me kushtin që së bashku t’i ruajmë e thellojmë këto rezultate. Ne do të vazhdojmë të kujdesemi me angazhim maksimal për shëndetin tuaj dhe lehtësimin e barrës që ka krijuar pandemia mbi familjen tuaj. Ju kërkojmë ndjesë për të gjithë ngarkesën e jashtëzakonshme të kësaj periudhe, por kemi bërë e do të bëjmë deri në fund më të mirën. Për ju dhe për Shqipërinë! Me të mira dhe me besim se më e mira do të bëhet, Ogerta Manastirliu

Të fundit

Alarmante! Akujt po shkrihen me ritme të shpejta, rriten temperaturat në Polin e Veriut

Temperaturat në Polin Verior u rritën më shumë se 20 gradë Celsius mbi mesataren të dielën, duke kapërcyer pragun...

Shakohoxha: Në ndeshjen në 2014, serbët ishin përgatitur për luftë

Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë së bashku Kampionatin Europian U21 të vitit 2027. UEFA e miratoi kandidaturën e përbashkët të dy vendeve në...

Rritja e çmimit të apartamenteve me 15%, gazetarja rendit faktorët

Vitet e fundit çmimet e pasurive të paluajtshme kanë pësuar një rritje të ndjeshme në vendin tonë. Tendencë kjo që duket se do të...

Ja ku është dhënë çmimi më i lartë i fituar ndonjëherë në formatin Big Brother në botë

Çmimi më i lartë i fituar ndonjëherë në një edicion të Big Brother është 1 milion dollarë amerikanë. Ky çmim është dhënë në disa edicione...

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter goditi Rumaninë këtë të martë sipas Institutit Evropian Sizmologjik Mesdhetar (EMSC). Qyteti më i afërt më...

Lajme të tjera

Web TV