Normalizimin e plotë demokratik dhe institucional Presidenti i Republikës e sheh të mundur vetëm pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021.
Në emisionin “Hard Talk” në Fjala.al, Meta tha se do të qëndrojë “në mbrojtje të Kushtetutës deri kur të vendoset normaliteti i plotë kushtetues ligjor në vend që, sipas vlerësimit tim kjo mund të ndodhi vetëm pas zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme. Pra që të kemi një Parlament plotësisht legjitim dhe të plotë.”
Roland Qafoku: I parashikoni normale zgjedhjet e ardhshme?
“Nuk është detyra ime të bëj parashikime, detyra ime është të jap kontributin më të mirë që Shqipëria të ketë zgjedhje normale demokratike që janë edhe kusht tashmë i Bashkimit Evropian, Bundestagut dhe institucioneve të tjera.”
-Poli i tretë, Presidenti: Në Shqipëri kanë humbur të gjitha ekuilibrat
https://youtu.be/e9bzFmHYUzo