Moti bën kthesën e papritur për nesër, nga reshjet e shiut te stuhitë e borës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria do të përballet nesër me kushte atmosferike të paqëndrueshme. Reshjet e shiut pritet të fillojnë në orët e para të mëngjesit, kryesisht në veri dhe jug, duke u përhapur më pas në pjesën më të madhe të territorit.

Pasdite do të nisin reshjet e borës, fillimisht në Alpe me intensitet mesatar deri në stuhi, ndërsa në lartësitë mbi 700-800 metra priten reshje më të lehta, herë-herë me intensitet mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare prej 6 metra për sekondë. Në disa zona, sidomos në lugina dhe bregdet, era pritet të forcohet, duke arritur deri në 12 metra për sekondë, e shoqëruar me valëzim të lehtë në det.

Sa i përket temperaturave, ato do të jenë të ulëta. Në zonat malore parashikohen vlera nga -4 deri në 9 gradë Celsius. Në zonat e ulëta temperaturat do të luhaten nga -4 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa në zonat bregdetare pritet të variojnë nga 4 deri në 15 gradë Celsius./    S,M

Të fundit

Vaksinimi falas kundër gripit, Koçiu: Janë kryer 206 627 doza në grupet më të rrezikuara

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se vaksinimi falas kundër gripit të stinës po vijon...

Moti i keq në SHBA, tre viktima dhe dhjetëra të lënduar nga ngricat

Mot i ftohtë dhe reshje të vazhdueshme dëbore kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në SHBA duke rezultuar në të paktën 3 viktima dhe 31...

Përmbysje e jashtëzakonshme, Milan shpallet kampion i Superkupës së Italisë

Finale dramatike me plot 5 gola! Milani është fituesja e Superkupës së Italisë, teksa mposhti Interin me rezultatin 2-3, në njëduel të çmendur.  Edhe pse...

5 rreziqet që kërcënojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit

Banka Botërore parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.4 për qind këtë vit. Institucioni më i lartë monetar në botë vlerëson...

Virus i rrezikshëm përhapet në Whatsapp, në fokus punonjësit e Policisë së Shtetit

Një virus është përhapur në rrjetin e komunikimit Whatsapp dhe ka si target kryesisht punonjësit e Policisë së Shtetit. Mesazhi që në pamje te jep...

Lajme të tjera

Web TV