Shpenzimet më të mëdha në jetë i bëjmë në moshën 31-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i realizuar nga kompania ClearScore, ku morën pjesë 3,000 individë, ka zbuluar se britanikët shpenzojnë më shumë para në moshën 31-vjeçare.

Ky rezultat vjen pas analizës së shpenzimeve të jetës dhe faktorëve që ndikojnë në rritjen e kostove gjatë kësaj periudhe.

Studimi tregon se një individ mesatar në Britani shpenzon më shumë se 43,000£ për të mbuluar të gjitha shpenzimet e vitit të 31-të. Ky trend është i lidhur me rritjen e vazhdueshme të kostos së jetesës, përfshirë çmimet gjithnjë në rritje të qirave, inflacionin dhe shtrenjtimin e produkteve ushqimore.

Përgjigjet e të anketuarve treguan se shpenzimet më të mëdha ndodhin në këtë moshë, e cila shpesh përkon me disa momente kyçe në jetë, si martesa, blerja e shtëpisë dhe ardhja e fëmijëve. Katër faktorët kryesorë që ndikojnë në këtë shpenzim janë:

 

 

– Pagesa e martesës: 27%

– Blerja e një shtëpie: 48%

– Krijimi i një familjeje: 20%

– Mundësi për muaj mjalti: 14%

Mënyra më e zakonshme për të mbuluar këto shpenzime janë kursimet, por gjithashtu ka individë që preferojnë të marrin kredi bankare për të përballuar këto detyrime financiare.

Për ata që ende nuk e kanë arritur këtë vit të jetës, studiuesit sugjerojnë të fillojnë kursimet sa më shpejt, për të përballuar sfidat financiare të ardhshme./K.K

 

Të fundit

Zuckerberg: ‘Meta’ do të zgjerojë lirinë e shprehjes në platformat e saj

Këtë javë, shefi ekzekutiv i kompanisë ‘Meta’ njoftoi se do të ketë një gamë më të gjerë të lirisë...

Fondi social/ Kategoritë e përfshira në program

Rreth 18 shërbime të integruara komunitare me shërbime lëvizëse për personat me aftësi të kufizuar apo shërbime në banesë për të moshuarit ofrohen falë...

Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën

Nga Ylli Pata Edhe pse Sali Berisha ka deklaruar pa fund që ne nuk futemi në zgjedhjet me Edi Ramën dhe duam qeveri teknike, tani...

“I jam mirënjohëse”, Egli flet për ndarjen nga Olsi Bylyku

Egli Tako ka folur sërish për marrëdhënien e saj 5-vjeçare me aktorin e humorit, Olsi Bylyku, lidhje e cila mori fund. Banorja e Big...

“Rroga minimale 500 euro”, Berisha hap thesin: Kur të shkoni në dyqan…

Vendosja e minimumit jetik prej 200 eurosh do të jetë prioritet i Partisë Demokratike, nëse fiton zgjedhjet e 11 majit. Deklarata u bë nga...

Lajme të tjera

Web TV