Çmimet u rritën lehtë në dhjetor/INSTATInflacioni arriti në 2.1 përqind,ndikuan ushqimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inflacioni ka pësuar një rritje të moderuar gjatë muajit të fundit të vitit 2024. Pavarësisht se ishte periudhë festash dhe konsumi ka qenë më i lartë kjo duket se nuk ka ndikuar në shtrenjtim të konsiderueshëm të çmimeve. Ndërkohë vetëm në dhjetor inflacioni rezultoi 2.1%.

Rritja e çmimeve në muajin dhjetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,03%, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,32%  “Argëtim dhe kulturë”  si dhe çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante”.

Shtrenjtimi i çmimeve në hotele restorante e kafene lidhte direkt me kërkesën e lartë për këto shërbime gjatë muajit të fundit dhjetor. Nëngrupi i transporit vijon për disa muaj me radhë duke dhënë efekte negative në nivelin e inflacionit.

Sipas Instat, rritja mesatare vjetore e çmimeve në vitin 2024 është 2,2 % nga 4,8 % që ishte në vitin 2023, një tregues ky që konfirmon se tashmë kriza e çmimeve ështëe lënë pas.

Ndërkohë që Banka e Shqipërisë ka parashikuar që inflacioni të kthehet në objektiv në pjesën e parë të këtij viti. Kjo nënkupton që edhe politika shtrënguese e normave të interesit të përfundojë dhe banka qendrore të ulë normat e interesit. Kjo do të nxiste më tej ekonominë në vendin tonë  si dhe do të ulte kostot për kredidmarrësit./K.K

Të fundit

Zuckerberg: ‘Meta’ do të zgjerojë lirinë e shprehjes në platformat e saj

Këtë javë, shefi ekzekutiv i kompanisë ‘Meta’ njoftoi se do të ketë një gamë më të gjerë të lirisë...

Fondi social/ Kategoritë e përfshira në program

Rreth 18 shërbime të integruara komunitare me shërbime lëvizëse për personat me aftësi të kufizuar apo shërbime në banesë për të moshuarit ofrohen falë...

Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën

Nga Ylli Pata Edhe pse Sali Berisha ka deklaruar pa fund që ne nuk futemi në zgjedhjet me Edi Ramën dhe duam qeveri teknike, tani...

“I jam mirënjohëse”, Egli flet për ndarjen nga Olsi Bylyku

Egli Tako ka folur sërish për marrëdhënien e saj 5-vjeçare me aktorin e humorit, Olsi Bylyku, lidhje e cila mori fund. Banorja e Big...

“Rroga minimale 500 euro”, Berisha hap thesin: Kur të shkoni në dyqan…

Vendosja e minimumit jetik prej 200 eurosh do të jetë prioritet i Partisë Demokratike, nëse fiton zgjedhjet e 11 majit. Deklarata u bë nga...

Lajme të tjera

Web TV