Në 11 Maj, do të ketë çudira të mëdha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Nga ARTUR AJAZI

Në 11 Maj, Partia Socialiste i fiton edhe këto palë zgjedhje. Natyrisht i fiton pasi ka kryer punë. Ka patur arritje dhe suksese në çdo drejtim. Ato shihen, dhe populli i di. Ndaj nuk ja vlen ti përmendim. Puna është se, kush do ta ndjekë Partinë Socialiste në renditje, pas 11 Majit ? Nuk besoj se Partia Demokratike, (edhe pse hiqet dhe premton se do fitojmë) do të dalë forcë e dytë, edhe pse sondazhet e thonë këtë. Mjaft nga partitë e vogla dhe të krijuara nga ikja e tyre kryesisht nga Berisha, do të na japin surpriza të habitshme. Zgjedhjet e sivjetshme në pranverë, do të na sjellin çudira të mëdha. Lereni se ç’hiqen Berisha dhe ata që ulurasin mes bulevardit. Në 11 Maj, në vendin e dytë të “klasifikimit” do të renditet ndonjë parti që as e kishim menduar. Çudia do të ndodhë, pasi shqiptarët janë tromaksur me PD-në, gjuhën e saj, vendimet , veprimet dhe vijën e saj politike. Braktisja nga anëtarësia dhe faktorët e tjerë natyralë, do ta nxjerrin PD-në në 11 Maj, jashtë memorjes politike. Opozita që vendosi të bëjë ajo parti dhe Berisha, sidomos në 3 vitet e fundit, duke u ndarë me ashpërsi nga faktori nderkombëtar, mbetet shkaku kryesor i braktisjes. Demokratët nuk janë më dele dhe dhi, ti shkojnë nga pas milionerëve të selisë blu. Ata janë sqaruar, janë zgjuar, dhe janë më të motivuar se kurrë, për të mos e çuar dëm votën e tyre, sidomos tani, kur Shqipëria po ecën kryelartë drejt zhvillimit dhe integrimit. Të votosh të shkuarën, i bie sikur të kthesh mbrapa kohën, dhe të ngjallësh hallet dhe problemet që ke patur. Në 11 Maj, do të ketë çudira të mëdha (si ato të Shën Prokopit) pasi do të ndahen përfundimisht e shkuara e keqe, e hidhur, nga e mira e tashme, dhe ajo që po vjen për shqiptarët. Idealizma dhe “urratë” e të shkuarës, ja kanë lënë vendin realitetit objektiv me të cilin përballet sot vendi dhe populli. Nuk ka më “rreshtore” ndaj askujt që deri dje Berisha i quante se janë “qëndrestarë të PD”. Jeta, puna, familja, individi, qyteti, fshati, shoqeria, bashkia, ministria, kanë sot tjetër kuptim. Nuk ja vlen të sakrifikosh ditën, javën, muajin, vitin dhe të ardhmen tënde dhe të familjes tënde, për ti dhënë votën “liderit historik” pasi ai premton gjëra që kurrë nuk mund ti realizojë, edhe sikur të bëhet edhe njëherë “nuse”. Në 11 Maj, do të votojnë shqiptarët e europianizuar, dhe jo ata që mendon lideri historik. Do të votojnë të punësuarit dhe pensionistët , që marrin më shumë para sot se para 12 viteve, do të votojnë edhe ata që marrin ndihmë ekonomike, pasi marrin më shumë para dhe bonuse vjetore, se ç’merrnin para 12 viteve. Natyrisht vota mbetet e fshehtë, por mendoj se kushdo nga ne, nuk do ti kthehej kurrë një periudhe të errët, kur shteti nuk funksiononte dhe ku drejtësia ishte e lidhur kokë e këmbë me politikën. Ndaj, 11 Maji, mbetet dita e çudirave, ku ndarja mes dy botëve, do ti japë shanse të mëdha vendit dhe shqiptareve.

Të fundit

“Po xhiroja klipin kur mësova lajmin tronditës”/ Ervisi tregon mes lotësh humbjen e nënës

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ervis Behari, ka treguar në “S’e Luan Topi” momentin tronditës kur ka humbur...

Mbërrin i ftohti polar, ja si parashikohet moti për javën që vjen

Reshjet e shiut dhe borës që kanë përfshirë vendin këtë të diel do të spostohen drejt jugut shoqëruar me reshje intensive shiu dhe bore. Meteorologia...

“Vëllai im u përdor për të më goditur mua”/ Rama: Drejtësia doli me prova

“Xibraka” ishte një nga çështjet më të përfolura gjatë ditëve të fundit që kur SPAK-u shpalli përfundimin e hetimeve që Olsi Rama, vëllai i...

Katolikët, besimtarët më të devotshëm në Shqipëri

Nga Eduard Zaloshnja  Vetëm 11.5% e banorëve të rritur të Shqipërisë kanë prejardhje familjare tradicionale katolike, por ata janë besimtarët më të devotshëm! Kështu rezultoi...

“Hajde dalim në shesh të burrave”, Berisha sfidon Ramën në debat televiziv

Kreu i PD Sali Berisha, gjatë fjalës së tij para simpatizantëve në Lezhë ka ftuar kryeministrin Edi Rama në debat televiziv. Berisha sfidoi Ramën që...

Lajme të tjera

Web TV