Po nëse vaksina nuk do të gjendet kurrë? Britania zbulon planin e saj sekret

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Shëndetit në Britani, Matt Hancock ka dhënë një shembull se si do të jetë në Mbretërinë e Bashkuar, nëse nuk gjendet asnjë vaksinë e suksesshme për koronavirusin.

Ekziston një përpjekje globale që po ndodh për të gjetur një vaksinë për Covid-19, përfshirë një vaksinë premtuese në Universitetin e Oksfordit, por siç konfirmoi z. Hancock sot – nuk ka asnjë garanci nëse vaksina do të funksionojë.

Sekretari i Shëndetësisë ishte duke folur në Sky Neës këtë mëngjes, ku ai ishte duke iu përgjigjur pyetjeve nga publiku.

Një shikues bëri një pyetje të rëndësishme se çfarë do të ndodhë me jetën tonë nëse nuk gjendet asnjë vaksinë.

Z. Hancock tha që ndërsa ai është shpresues për krijimin e një vaksine, nuk ka asnjë garanci që do të zhvillohet.

Ai tha nëse kjo nuk do të ndodhë – ne do të duhet të adaptojmë jetën tonë për të jetuar me koronavirusin.

Ai shtoi: “Do të duhet të mësojmë të gjejmë një mënyrë për të jetuar me këtë virus – dhe kjo do të ndihmojë në zvogëlimin e numrit të të infektuarve dhe mbajtjen e tyre të ulët.

“Kjo do të përfshijë testimin në shkallë masive dhe sasinë e madhe të gjurmimit të kontaktit njerëzor, në mënyrë që të mund të kuptojmë dhe të jetojmë me virusin”.

Ai tha se një aspekt tjetër kryesor mund të jenë ilaçet.

Ai shtoi: “Ne po punojmë për ilaçe të reja tani që në rast se prekeni nga virusi të mos keni simptoma të rënduara.”

Aktualisht ka disa trajtime efektive për koronavirusin, me mjekët që mbështeten në sistemin imunitar të pacientëve për ta provuar dhe luftuar atë.

Lexo edhe :  “A mund të vdes, të lutem?”

Por një ilaç i ri është duke u zhvilluar nga shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar që aktualisht është duke u provuar në Spitalin Universitar Southampton, me rezultatet fillestare që priten në fund të qershorit./Burimi: Liverpoolecho /Përshtati:Fjala.al

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV