Ja çfarë fshihet pas shkarkimit të pedagoges Majlinda Keta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Universiteti i Tiranës ka shkarkuar Majlinda Ketën si pedagoge në Fakultetin e Shkencave Sociale.

Urdhri është firmosur nga rektori Mynyr Koni, me pretendimin se pedagogia ka kryer një sërë shkeljesh që lidhen me masat e marra për periudhën e pandemisë së koronavirusit.

Në vendimin e rektorit Konit thuhet se Keta shkarkohet nga kjo detyrë, pasi në mënyrë të paligjshme dhe të paprecedentë nxori urdhrin për zgjedhjet ne Universitetin e Tiranës.

Ndër të tjera në arsyet e renditura për shkarkimin nga detyra është se “ka shkelur në mënyrë flagrante rregulloren për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe Senatin Akademik të UT, duke përgatitur, firmosur dhe dërguar me e-mail edhe në formë shkresore dokumente, të cilat janë në shkelje të rregullores së sipërcituar”

Por, nga tjetër burime pranë anëtarëve të KIZ shprehen me këtë vendim bllokohen zgjedhjet në universitete.

Gjithashtu, mësohet se një pjesë e stafit pedagogjik mendojnë se shkarkimi i Ketës nuk ka lidhje me masat ndaj koronavirusit, por me arsye të tjera që lidhen me qëndrimin në detyrë të rektorit dhe dekanëve.

Këtë fakt e përcakton edhe një letër e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni drejtuar ministres së Arsimit, Besa Shahini që të shtyjë zgjedhjet për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë në vend.

Në letrën e tij rektori Koni i kërkon ministres Besa Shahini që të bëjë ndryshimin e urdhrit deri në shfuqizimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave për shpalljen e fatkeqësisë natyrore në vend si dhe të urdhrave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

“…jeni duke përjashtuar mbi 15 mijë studentë të Universitetit të Tiranës nga procesi zgjedhor dhe e drejta e tyre ligjore për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur”, shkruan Koni në letrën e tij.

Lexo edhe :  Plani i qeverisë/ Taksa e pronave, nuk përjashtohen kategoritë në nevojë!

Të fundit

Kriptomonedha e Trump kap shifrën marramendëse, “$TRUMP” vlen më shumë se 68 mld dollarë

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump lançoi të premten kriptomonedhën e tij të parë, një “meme coin” e quajtur $TRUMP,...

Siguria e digave/ Banka Botërore, 1.6 milionë USD për studime fizibiliteti

Digat bujqësore në vend pritet të kalojnë në studime fisibiliteti për të parë sigurinë e tyre, vlerësimin hidrologjik dhe strukturor si dhe marrjen e...

Luhaten monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 20 Janar 2025

Sot, më 20 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 95.2 lekë dhe shitet 96.2 lekë. Euro sot blihet me 97.9 lekë, ndërsa...

Kthjellime dhe vranësira/ Parashikimi i motit

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me mbizotërim të motit të vranët megjithatë nuk do të mungojnë intervale të...

Pas pengjeve izraelite, vazhdon lirimi i të burgosurve palestinezë

Tri pengjet izraelite të mbajtur nga Hamasi në Gaza pas marrëveshjes së armëpushimit të nënshkruar me Izraelin tashmë janë në duart e ushtrisë izraelit. Pas...

Lajme të tjera

Web TV