Mihrije Braha ka qenë pasditen e sotme në një lidhje direkte në emisionin ‘Ftesë në 5’ në ‘Top Channel’, ku ka treguar se si ka shkuar kjo periudhë karantinimi për të.
Braha ka pohuar se ka luajtur rolin e psikologes gjithë këto kohë, duke u treguar shumë e kujdesshme me partnerin dhe djalin e saj. Megjithatë Mihrije tregoi duke qeshur dhe një nga situatat që i ka ndodhur me Abazin, teksa ai i ka bërtitur për çajin e përgatitur.
Këngëtarja ka treguar duke qeshur se aty e mori situatën në dorë duke iu drejtuar: “Mos ma ngri mua zërin”. Braha e ka ndarë këtë detaj mes të qeshurave, duke shtuar se dashuria midis tyre në këtë periudhë nuk ka munguar.
Mihrija zbuloi se gjatë kësaj kohe në karantinë ka shtuar shtatë kilogram. Megjithatë, pasha trupore ka shkuar aty ku duhet, thotë ajo.
“Kur jam kthyer nga Amerika kam qenë 63 kilogram ndërsa tani jam 70, më duket se pesha ka shkuar në ato pjesë të trupit kur duhet. Në ditët e para, fillova të bëj lëvizje në banesë. Unë e shikova që diçka më lëvizte në trup dhe po shihja kush ishte mbrapa, por po dridheshin pjesët e trupit mbrapa meje. Prandaj e kam krahasuar veten me Kardashian”, u shpreh këngëtarja.