Po e luftojmë korrupsionin?/ Çfarë thotë “Transparency International”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Transparensi International ka publikuar së fundmi të dhënat më të fundit mbi korrupsionin në nivel global, duke ofruar një pasqyrë të detajuar mbi nivelin e perceptuar të korrupsionit në sektorin publik të shteteve të ndryshme.

Sa i përket Shqipërisë, vendi ynë renditet i 80-ti nga 180 shtete, duke treguar një përmirësim të ndjeshëm prej 5 pikësh krahasuar me vitin 2023. Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit (CPI) është një nga treguesit kryesorë për matjen e korrupsionit në nivel global. Ky indeks vlerëson perceptimin e korrupsionit në sektorin publik të çdo shteti, bazuar në mendimet e ekspertëve dhe biznesmenëve.

Indeksi i korrupsionit është rezultat i një kombinimi të të paktën tre burimeve të të dhënave nga 13 sondazhe dhe vlerësime të ndryshme të korrupsionit, të mbledhura nga institucione të njohura dhe me reputacion ndërkombëtar, si Banka Botërore dhe Forumi Ekonomik Botëror. Ky sistem vlerësimi është i ndarë në një shkallë nga 0 në 100, ku 0 tregon një nivel të lartë korrupsioni dhe 100 tregon një sektor publik të pastër.

Përpilimi i këtij indeksi bazohet në disa aspekte të korrupsionit, përfshirë:

Ryshfeti: Shpërndarja e parave ose përfitimeve për të ndikuar në vendimmarrje.

Devijimi i fondeve publike: Përdorimi i fondeve që janë paraparë për shërbime publike në mënyrë të pasaktë ose të paligjshme.

Keqpërdorimi i funksioneve publike për përfitime private: Zyrtarët që përdorin pozitat e tyre për përfitime personale.

Aftësia e qeverive për të luftuar korrupsionin: Masat dhe mekanizmat që ka një qeveri për të parandaluar dhe hetuar korrupsionin.

Burokracia e tepërt: Procedurat administrative të ndërlikuara që mund të krijojnë mundësi për korrupsion.

Emërimet nepotike: Përdorimi i pozitave për të favorizuar familjarët dhe miqtë në shërbimin civil.

Lexo edhe :  Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Zbatimi i ligjeve për deklarimin e pasurive: Ligje që kërkojnë nga zyrtarët të deklarojnë pasuritë dhe të shmangin konfliktet e mundshme të interesit.

Mbrojtja e atyre që raportojnë korrupsionin: Rregullore që mbrojnë individët që denoncojnë korrupsionin dhe ryshfetin.

Kapja e shtetit nga interesa të ngushta: Dominimi i grupeve të fuqishme që kontrollojnë shtetin për përfitime private.

Qasja në informacionin publik: Transparenca dhe aksesueshmëria e informacionit që lidhet me aktivitetet e qeverisë dhe politikave publike./kb

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV