Kryemadhi: Këto janë dy pikat e forta të Ramës, ndaj ne s’e mundim dot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka treguar pikat e forta të kryeministrit Rama, që sipas saj, ai qëndron në pushtet dhe nuk rrëzohet dot nga opozita.

Sipas Kryemadhit, Edi Rama ka dy pika të forta.

“Në para dhe në networkun kriminal, lobist antishqiptar, këto janë dy pikat e forta që ka Rama në përballje me të gjithë shqiptarët e tjerë”.

Ajo theksoi gjithashtu se “Rama 20 vjet në pushtet ka krijuar network financiar kriminal, antishqiptar”.

Kryemadhi foli edhe për paktet e Ramës me Bashën dhe Metën në politikën shqiptare.

Kur Rama është keq thotë po bëj pakt me Bashën, kush do bëjë pak më me Ramën sot? Edhe meta i mban mend të gjitha paktet e Ramës e të jesh i bindur që… Megjithatë unë ia kam thënë, se Rama tentoi një vit e gjysmë të përçante opozitën e ne e dije shume mirë si përçahet, duke thënë që Basha po bën pakt me Ramën, nuk e realizoi, tentoi brenda vendit, jashtë vendit, mbi tavolina, nen tavolina, te shpia, te telefoni, te celulari te email mor dhe rojën e derës ja kapi Lul Bashës. Ca interesi kishte? Se një front politik i përçarë i zgjat jetën.

Asnjë nga partitë politike në Shqipëri, duke nisur nga Berisha, Nano, Meksi, Majko, Basha, Monika, asnjë nga këta pavarësisht ca themi ne romuze që hedhim nëpër tavolina, njëri ka kap floririn tjetri armët, asnjëri nga këta se mund dot Ramën në para.

Në para e në network kriminal lobist antishqiptar këto janë dy pikat e forta që ka Rama në përballje me të gjithë shqiptarët e tjerë.

Rama 20 vjet në pushtet ka krijuar network financiar kriminal, antishqiptar se në fillim e merrnim si budalla ne, mori paratë e drogës i futi në leje ndërtimi ndërkohë që bënim Albert Brojkën copë, sa erdhi futi në historinë e ndërtimit shqiptar në 20 vjet asnjë nuk u mor se Berisha merrej të rrëzonte Metën me Nanon, Meta me Nanon hanin kokat e njëri tjetrit, ndërkohë bashkia e Tiranës që ishte një parajsë e madhe e pastrimit të parave u kthye në mekanizëm që krijoi një netëork financiar me grupe të caktuara që hap pas hapi filluan të fuqizojnë e të sjellin në pushtet Ramën edhe me ndihmën tonë, diku me naivitet, pasivitet e sollëm Ramën kryeministër.

Meta kujtoi se me Ramën bëhet politikë, u be Meta kryetar i Parlamentit, bënte politikë në parlament, sa herë që kishte lëvizje politike Rama krijonte kauze ta conte Meten në një cep, shkeputej Meta, PD merrej me metën, Rama vazhdonte, se ne kemi mungesë memorie, asnjë nuk e bën këtë analizë”, ka theksuar Kryemadhi në emisionin “Java në RTSH”.

Lexo edhe :  Mbledhje në PS, kryeministri Edi Rama mbledh drejtuesit e qarqeve dhe ministrat

Të fundit

Jo heroinat, por gratë e lira/ Biografia e re e Mari Kyri

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, takuam Dava Sobel, autore e një biografie të Mari Kyri...

E shtuna nis me një ngjarje tragjike, një grua humb jetën në aksident

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd. Sipas mediave, një automjet tip “Benz” me...

Elsa Lila këngëtarja dinjitoze edhe në ditë të vështira

-Rreth librit “Mirë se erdhët në Rebibbia”- Nga Shpendi Topollaj Ndofta ishte në kulmin e lavdisë, plotësisht të merituar, kur mjetet e informimit në garë me...

“Shqipëria është komplet ndryshe”, Rama: Kur korrupsioni luftohet…

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë që të kthehen në atdhe dhe të investojnë në Shqipëri. Në podkastin “Flasim”, Rama theksoi...

15 Shkurt 1933/ Franklin Roosevelt, presidenti amerikan i shpëton një atentati në Majami

Një murator i papunë, i quajtur Giuseppe Zangara, tenton të vrasë presidentin e sapo-zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Franklin D. Roosevelt. Ai sapo kishte...

Lajme të tjera

Web TV