“Trazira” në Kosovë pas pandemisë, ja skenarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Faton Mehmeti duke komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë ka thënë se pret që në ditët në vazhdim të ketë zhvillime dramatike.

Ai konsideron se nëse Kushtetuesja sjell vendim që partia e dytë ka të drejtë të krijimin e qeverisë, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje do e konsiderojnë këtë si vjedhje të mandatit.

Nëse Gjykata Kushtetuese sjell vendim që partia e dytë në këtë rast LDK ka të drejtë të procedojë me kandidatin për kryeministër, pres që të ketë zhvillimi dramatike në vend. Nisur nga fakti se aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje do e konsiderojnë këtë si vjedhje të mandatit, atëherë pritet të këtë destabilizim të vendit. Megjithatë, duhet të pritet se çfarë do të sjell Gjykata Kushtetuese, e cila thënë të drejtën është para një dilemë të madhe”, ka thënë Mehmeti, për gazetën “Bota sot”.

Mehmeti ka theksuar gjithashtu se në këtë lojë dikush edhe do të pësojë, që sipas analistit, mund të jeta ai presidenti Thaçi me Isa Mustafën, ose Albin Kurti.

Në këtë lojë dikush do të pësojë, mund të jeta ai Thaçi me Isa Mustafën, ose Albn Kurti. Këto janë defekte që aktualisht janë në Kushtetutën e vendit tonë, e cila ka lejuar hapësira për interpretime të ndryshme , pa saktësuar decidivisht se cila është rruga që duhet ndjekur në një rast të tillë. Sido që të jetë vendimi i Gjykatës do të këtë pakënaqësi, megjithatë gjasat për trazira priten nga Lëvizja Vetëvendosje nëse vendimi nuk është në favor të tyre”, ka thënë Faton Mehmeti.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës në fillim të këtij muaji vendosi që të ‘pezullojë menjëherë’ zbatimi i Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës deri më 29 maj, ku Avdullah Hoti, i propozohet Kuvendit të Kosovës si kandidat për kryeministër për të formuar Qeverinë e re.

Lexo edhe :  “Kolegji i Europës do të rrisë prestigjin e QS” Rama Do të bëhet një destinacion rajonal

Dimë se koalicioni i ri që udhëhiqet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në përbërje ka edhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Social Demokrate, Listën Serbe dhe partitë nga pakicat joserbe./l.m/Fjala

 

Të fundit

“Sy më sy dhe xhep me xhep”/ Pankartat në tubimin e opozitës (Foto)

Qytetarët opozitarë janë mbledhur pasditen e sotme në shenjë proteste kundër qeverisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë. Protestues...

A e dini origjinën e Shën Valentinit?!

Një fakt shumë interesant lidhur me festën e Shën Valentinit është se origjina e saj është e mbushur me mistere dhe tradita të ndryshme....

Protesta e Partisë Demokratike, ja sa efektivë do të jenë në terren

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me situatën e sigurisë sa i përket protestës së Partisë Demokratike. Mësohet se në terren për këtë...

Zgjedhjet, nga do t’ia mbajë Kosova

Nga Preç Zogaj Agora shqiptare ka zier këto ditë. Ka patur prej atyre që duke dashur t’i shvlerësojnë anatemat e Grenell janë marrë me jetën...

Qytetarët e Kosovës drejtohen drejt kutive të votimit në zgjedhjet e sotme

Qytetarët e Kosovës kanë nisur të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e sotme, duke iu drejtuar qendrave të votimit...

Lajme të tjera

Web TV