Organizmi më i madh i futbollit evropian, UEFA është përgjigjur nëse do të rifillojë apo jo Liga e Kampioneve.
Sipas presidentit të Lionit, Jean Michel Olas, se klubi i tij do të ndeshet me Juventus më datë 7 gusht, takimi i dytë i vlefshëm për fazën e 1/16, por institucioni numër 1 i futbollit evropian mohoi gjithçka për vendosjen e rifillimit të Champions League.
UEFA ka lejuar të gjitha federatat që të përfundojnë sezonin e ndërprerë përgjysmë sa më parë, e më pas do të diskutohet rikthimi i kompeticioneve evropiane.
“Asgjë nuk është vendosur ende” – tha një zëdhënës i UEFA-s për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA.
Një nga kampionatet që do të rifillojë më shpejt është Bundesliga gjermane, e cila ristarton më datë 16 maj.