‘Mund të ndikojë në vota’/ Ja kush kryeson si politikani më i ndjekur në rrjete sociale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rrjetet sociale janë kthyer në një ndër mjetet më të fuqishme për të bërë politikë, dhe me afrimin e zgjedhjeve, është më e shtuar. Por si  renditen deri më tani figurat kryesore politike?

Inxhinieri elektronik Besmir Semanaj tha se kryeministri Edi Rama kryeson si politikani më i kërkuar në rrjete sociale, ndjekur më pas nga kryetari i PD Sali Berisha. Ai tha se një rritje të ndjeshme në ditët e fundit ka pësuar edhe Lulzim Basha, pas ‘ping pongut’ me kryeministrin Rama.

“Ajo çfarë është deri diku edhe interesante, kemi ditët e fundit rritje të zotit Basha si në Google Search ashtu edhe në Youtube Search me ping pong që po luan me Ramën. Nuk ka të bëjë shumë nëse është lideri i opozitës apo i mazhorancës por ka të bëjë se kush është interesi i qytetarëve. Po të marrim disa shembuj ndërkombëtar, si në vitin 2016 dhe në vitin që lamë pas, Trump ishte personazhi më i kërkuar me diferencë me kandidatët e tjerë, gjë që rezultoi me fitimin e zgjedhjeve. Edhe Boris Johnson dominoi në krahasim me të tjerët dhe rezultoi me fitimin e zgjedhjeve.”, u shpreh Semanaj.

Sipas tij, popullariteti në rrjete sociale mund të ndikojë edhe në vota, dhe për këtë ai përmendi rastin e presidentit amerikan Donald Trump dhe ish kryeministrit britanik  Boris Johnson.

“Në pjesën më të madhe të rasteve, përqindjet në kërkim deri diku konvertohen edhe në vota. Kur kemi një konstante dhe grafiku lëviz plus minus brenda ditëve dhe javëve është ndikues shumë i rëndësishëm për pjesën e votimeve. Po të shikojmë partitë në Evropë dhe SHBA referohen edhe pjesës së volumit.”, shtoi inxhinieri./e.t

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV