Kryemadhi: Metës i ka ardhur në majë të hundës me ndërkombëtarët, po shpërtheu ai…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha gjatë një interviste me Skype në “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News, se ndërkombëtarët nuk paguajnë asnjë taksë në Shqipëri, duke pohuar që për shkak të kësaj marrin edhe më shumë para dhe të ardhura ekonomike.

E pyetur nga moderatori Rezear Xhaxhiu për qëndrimet e presidentit Ilir Meta, Kryemadhi tha se edhe atij i ka ardhur në majë të hundës me ndërkombëtarët dhe pavarësisht natyrës së tij të qetë dhe diplomatike, po shpërtheu do të thotë se nuk duron dot më.

“Ata të huajt nuk paguajnë asnjë taksë këtu në Shqipëri, përkundrazi fitojnë më shumë. Presidenti ka diskursin e vet politik dhe diplomatik. Monika Kryemadhi është politikania e parë që ka kundërshtuar mënyrën e njëanshme të ambasadorëve në formimin e institucioneve. Nëse Presidenti mban një qëndrim të tillë mund ta pyesni, por me sa duket i ka ardhur edhe atij në majë të hundës, sepse është shumë i qetë dhe diplomat, por kur shpërthen Ilir Meta do të thotë se i ka ardhur në majë të hundës.

Ajo u pyet edhe se si ka menduar opozita të vijë në pushtet, ndërsa numri një i LSI-së, tha se po bëhet një organizim për protesta “guerrilse”.

“Nuk është çështja për të ardhur në pushtet, por që qytetarët të jenë të barabarte dhe të zgjedhin ata se kush do të jetë më i miri. Ajo që është e rëndësishme, është se Rama mund të bëjë planet e tij si të dojë dhe do të marrë përgjigjen e merituar. Opozita nuk ka çfarë humbet më. Jemi të organizuar në mënyrë “guerrilase”, nuk është çështje se sa njerëz kemi me vete, por varfëria dhe pushtimi i saj ndaj familjeve shqiptare nga Edi Rama është i jashtëzakonshëm dhe në gjithë Shqipërinë. E vetmja mënyrë për t’ju përgjigjur është reagimi pa kompromis ndaj kësaj klike. Në këtë moment krize që e gjithë bota i ka hallet e veta, ky zotëria gjen rastin dhe dërgon letra në dyert  e institucioneve (Teatri Kombëtar). Provokon një grup njerëzish për të larguar vëmendjen nga varfëria”, tha Kryemadhi.

Të fundit

Ç’duhet bërë?!

Nga Ylli Manjani Ç’duhet bërë?! Ma bëjnë shumë miq këtë pyetje. Po rendis edhe njëherë disa ndërhyrje ligjore që duhen bërë...

Protesta pro Veliajt, Policia i përgjigjet GJKKO-së: Ishte spontane

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare ndaj Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe...

Rama apel diasporës për t’u regjistruar: Ne shqipot i lëmë gjërat për në moment të fundit

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, u bëri apel emigrantëve të regjistrohen në zgjedhjet e 11 Majit. Rama u kërkoi...

“Para lindjes së diellit”, nata që ndau botën e ndjenjave njerëzore

Nga Leonard Veizi Ajo është një ngjarje e konsideruar minimaliste, por që përbëhej nga monologë të zgjeruar e dialog personazhesh, e ku u eksploruan tema...

Jo heroinat, por gratë e lira/ Biografia e re e Mari Kyri

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, takuam Dava Sobel, autore e një biografie të Mari Kyri nga një këndvështrim i ri... Giada...

Lajme të tjera

Web TV