Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të Katarit.

Sipas mediave të huaja, organizatorët donin të “vjedhnin përshtypjet” dhe e pritën me deve dhe makina Tesla Cybertruck të kuqe, në një shfaqje luksi dhe fuqie teknologjike.

Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, e priti presidentin amerikan në një qilim të kuq, duke simbolizuar dimensionin zyrtar të vizitës. Autokolona e Trump, e shoqëruar nga një flotë kamionësh Tesla Cybertruck të kuq, kaloi nëpër rrugët e Dohas, dhe kjo veçori u interpretua si një shenjë respekti për këshilltarin e presidentit dhe drejtorin ekzekutiv të Tesla-s, Elon Musk.

Sapo autokolona mbërriti në Amiri Diwan, rezidencën e Emirit, Trump u prit nga dhjetëra deve dhe kuaj arabë, duke krijuar një skenë që të kujtonte diçka… të dalë nga një film hollivudian. “I vlerësoj shumë këto deve – ka kaluar ca kohë që kur kam parë deve si këto”, komentoi Trump, duke treguar entuziazëm për pritjen.

Si pjesë e ceremonisë zyrtare të mirëseardhjes, të dy udhëheqësit ndoqën interpretimin e himneve kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe Katarit, të ulur në kolltuqe luksoze të arta në një ceremoni çaji që theksoi solemnitetin e momentit, shkruan A2 CNN.

Emiri nuk mungoi të shprehte vlerësimin e tij të thellë për presidentin amerikan, duke deklaruar se ndihet “jashtëzakonisht i nderuar” dhe “tejet i gëzuar” për vizitën e tij, duke vënë në dukje se Trump është “Presidenti i parë amerikan që bën një vizitë zyrtare në Katar”.

Lexo edhe :  Kancelari i ri gjerman: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“E di që je njeri i paqes. E di që dëshiron të sjellësh paqe në këtë rajon. Ne të gjithë e dëshirojmë këtë dhe shpresojmë që këtë herë të bëjmë gjënë e duhur dhe të sjellim paqe në rajon”, tha emiri, duke pranuar rolin e Katarit si ndërmjetës kyç në konflikte të ndryshme, përfshirë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

Trump ia ktheu fjalët e ngrohta, duke e përshkruar Emirin si “mik”-un e tij dhe duke theksuar simbolikën e veçantë të takimit. m.p.

Të fundit

Rama i kërkon Starmer zgjidhje për shqiptarët e regjistruar si shtetas të Kosovës

Gjatë takimit të Nëntorit 2024 kryeministri Edi Rama u tha shqiptarëve në Londër se qeveria e tij do të...

Tensioni i syrit, shkaqet, shenjat dhe kur duhet të shkoni patjetër te mjeku

Sytë janë të brishtë e të rrezikuar nga një sërë problemesh shëndetësore që shkaktojnë dhimbje e probleme me shikimin. Një prej problemeve në fjalë...

“Rama ka nja 25 vite që përfiton…” Agron Shehaj reagon për sulmet e PD dhe PS

Procesi i numërimit të votave po shkon drejt përfundimit në të gjithë zërat e tij, teksa ka përfunduar për partitë dhe po vijon për...

Presidenti i Komisionit Europian: “Na besoni, ju duam në BE!”

Presidenti i Komisionit Europian, Antonio Costa, theksoi edhe njëherë vendimin e BE-së për zgjerimin e pakthyeshëm në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe jo...

Sherri në Kashar, zbulohet çanta me para në një makinë pranë KZAZ-së

Një incident i rëndë ndodhi këtë mesditë në qendrën e numërimit të votave në Kashar, në KZAZ nr.30, ku Sekretari i Komisionit Zonal të...

Lajme të tjera

Web TV