A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare hera-herës deri të dendura më të theksuara në zonën e veriut dhe në lindje të territorit.

Prej orëve të mëngjesit deri në ato të mesditës në zonën e veriperëndimit e pjesërisht në qendër reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Nga orët e pasdites reshjet humbasin territor duke u izoluar në relievet malore deri në ndërprerjen graduale të tyre në të gjithë territorin për tu riaktivizuar nga orët e para të 24-orëshit të ditës së shtunë kryesisht në zonën e veriperëndimit.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim–juglindje me shpejtësi mesatare deri në 10 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 20 m/s.

Ndërsa valëzimi në det do të arrijë 3 deri 4 ballë./E.T

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV