Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka reaguar pas takimit me kryeministrin Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook, ambasada bën me dije se gjatë takimit është diskutuar për ngjarjet e ndodhura së fundmi në Shqipëri.
Ambasadorja Kim ka theksuar rëndësinë që ka gjithë-përfshirja dhe diskutimet e mirë-menduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe si një shtet që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Gjithashtu bëhet me dije se pjesë e bisedës ka qenë edhe Reforma Zgjedhore, dhe masat e tjera që u janë premtuar qytetarëve Shqiptarë.
Në fund të postimit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë bën me dije se së shpejti ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha.
“Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Kryeministrin Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit.
Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE.
Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë. Ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Basha së shpejti“, shkruan ambasada