Covid-19/Rriten sërish shifrat, konfirmohen 15 raste të reja pozitive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 24  orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar pozitive 15 raste të reja me koronavirus nga 186 testime që janë kryer.

Nga këto raste 13 janë konfirmuar në qytetin e Durrësit, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër, të gjithë kontakte me personat e mëparshëm me Covid-19.

Në total deri në këto momente janë regjistruar 964 raste me koronavirus, nga të cilat 758 janë shëruar ndërsa 175 vijojnë të jenë aktive bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

Harta-e-COVID-19-në-Shqipëri-20-Maj-2020.jpg

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 15 raste të reja, shkon në 964 numri i të prekurve

Nga fillimi i epidemisë, 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar

Dr. Flutura Beqo

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri.

Situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, mbështetur në identifikimin e rasteve të reja, hetimin aktiv të tyre dhe numrin e pacientëve që po trajtohen në spital.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 186 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 15 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 13 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 16 qytetarë.

Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 964 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Lexo edhe :  “Më shumë se një ndeshje futbolli”/ Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13, mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja klinike të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (20 Maj 2020)

Testime totale 13621

Testime molekulare 12555

Testime serologjike 1066

Raste pozitive 964

Raste të shëruara 758

Raste Aktive 175

Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 57

Durrës 44

Krujë 33

Shkodër 15

Kamëz 10

Berat 10

Fier 3

Elbasan 1

Mirditë 1

Korçë 1

Të fundit

Djaloshi “rrëmben” vëmendjen e të gjithëve, bën shqiponjën gjatë ekzekutimit të himneve

Në “Arena Kombëtare” luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, takim ky i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit. Gjatë ekzekutimit të...

Altin Dumani ndjek Shqipëri-Serbi, kreu i SPAK në shkallët e ‘Arenës Kombëtare’

Kreu i SPAk, Altin Dumani, është i pranishëm në "Arenën Kombëtare" në mbështetje të Shqipërisë, e cila po luan kundër Serbisë. /e.t

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

Disa ditë më parë, ata u paraqitën në mënyrë demonstrative në harmoni me njëri-tjetrin, po tani kjo harmoni ka marrë fund - ndoshta përgjithmonë....

Starton ndeshja Shqipëri-Serbi/ Miliona shqiptarë ‘sytë’ nga kryeqyteti

Ka startuar ndeshja e mbrëmjes së sotme mes Shqipërisë dhe Serbisë, ndeshje e cila luhet në stadiumin kombëtar Air Albania. Stadiumi është i mbushur plotë...

14-vjeçari bie nga lartësia e katit të 6 të një apartamenti në Yzberisht

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Yzberisht, ku një 14- vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë nga kati i 5-të i një pallati në...

Lajme të tjera

Web TV