Alfred Lela heq pantallonat live në TV për të treguar dhunën e policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Alfred Lela, i cili u dhunua nga policia, gjatë protestës së 17 majit kundër shembjes së Teatrit Kombëtar i ka treguar sonte live në TV shenjat e dhunës nga Policia.

Lela i ftuar në emisionin “Real Story”, në News24, ishte përballë kryeministrit Rama ku ka folur për situatën politike në vend.

Kryeministri Rama i tha gazetarit Lela se nuk është dhunuar aspak, por nga ana e tij, gazetari hoqi pantallonat dhe i tregoi shenjat e dhunës te këmbët.

Pjesë nga debati:

Lela: Edi, Po të drejtohem me ti, se ti je një njëjës.

Rama: Si urdhëron zoti prokuror

Lela: Po më dhunon për herë të dytë..

Rama: Trego dhe sillu me edukatë.

Lela: Gënjeve me këtë që the

Rama: Kush e ka gjykuar Budina apo Lesi Makbeth…se nuk flet kështu një gazetar pa pikën e etikës si të ishte fiks një personazh i karagjozit.

Lela: Nuk të ka pëlqyer xhesti im ty, i xhestit futjes hedhjes për të ndihmuar një vajzë. Ti je në anën tjetër të historisë, se ti je për dhunën ndaj tyre. Silva Caka u mor nga jashtë rrethimit

Rama: I drejtohesh të ftuarit pa pikën e etikës.

Lela: T’u drejtova ashtu sic e meriton. S’ka se sit ë pëlqejë kjo, se je komplet në anën tjetër. Silva Cava është marrë nga jashtë rrethimit nga policët.

Rama: Këto janë tregimet e tua, përralla bëni pa mua. Unë flas për atë që është, që e shoh unë, e sheh publiku.

Lela: E interpretive si gënjeshtar. Do t’i shohësh pamjet? (Heq pantallonat)

Rama: Nuk më interesojnë fare.

Lela: E meriton.

Rama: Ti mund t’i heqësh pantallonat.

Lela: I heq se nuk kam frikë nga ti. Unë jam goditur me shkelma.

Lexo edhe :  Parashikimi i motit për sot, 7 mars 2025

Rama: Ti do të tregosh…

Lela: Më lër të flas.

Rama: Ku janë shkelmat? Nuk ka shkelma, nk ka gopditje, ka marrje për krahësh. Policia gjendet duke kapur për duarsh tre vajza policie. Mbërthehu. Nuk ke ngrënë ato shkelma, nuk ke pasur as goditje.

Lela: Hedhja ime, goditja kur jam i shtrirë…

Rama: Nuk ka goditje.

Lela: Çfarë rreziku përbëja unë për policinë?

Rama: Nëse ju z.Lela pretendoni se tërheqja juaj për krahësh është…

 

Të fundit

Si të fshini llogarinë tuaj në Instagram dhe të rikuperoni të gjitha fotot

Ju mund të dëshironi të shkëputeni nga rrjetet sociale duke fshirë llogarinë tuaj , por rreziku është që të humbni materialin fotografik...

Jeni dhurues i rregullt i gjakut?/ Ja ndryshimet gjenetike që pëson organizmi juaj

Ndryshime gjenetike janë identifikuar në qelizat burimore të gjakut nga dhurues të shpeshtë që nxisin gjenerimin e qelizave të reja për të zëvendësuar ato të humbura , por...

5 gabimet e pafalshme që produksioni i BBVA këtë bërë këtë sezon me banorët dhe ndjekësit

Ky sezon i “Big Brother VIP Albania” ka qenë një nga më të diskutuarit për shkak të situatave të papritura dhe vendimeve të diskutueshme...

‘Çmendet’ Lamborghini, prodhon linjën e karrocave për fëmijë/ Kushton plot 5.000 dollarë

Prodhuesi i makinave luksoze Lamborghini, po hyn në tregun e paisjeve për fëmijë duke bashkëpunuar me markën britanike të artikujve për fëmijë Silver Cross...

Republika Sërpska drejt shpalljes shtet?/ Dodik sfidon urdhërarrestin

Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska po mban një seancë të posaçme ku po diskutohet miratimi i një kushtetute të re, që do ta përkufizonte...

Lajme të tjera

Web TV