Lady Gaga: Kam vendosur të heq dorë nga alkooli, jam me fat që jam ende gjallë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket se ende nuk e ka vendosur përfundimisht por Lady Gaga thotë se po mendon të heqë dorë nga alkooli, njëherë e përgjithmonë. Këngëtarja e muzikës pop thotë se po “flirton” me idenë e të qenurit esëll, pasi prej muajsh po vuan në aspektin emocional.

“Po flirtoj me idenë e të qenurit esëll. Nuk po ja dal akoma por po flirtoj me këtë ide”-tha 34 vjecarja teksa promovoi edhe albumin e saj më të ri “Chromatica”.

“Është diçka për të cilën po punoj që të kem rezultate, po ndjej shumë dhimbje”-rrëfen ajo.

Gjithsesi Lady Gaga pranon se është me fat që është ende gjallë pas abuzimit me alkoolin përgjatë gjithë këtyre viteve dhe thotë se është e lumtur që është përsosmërisht jo-perfekte. Një hap të parë, 34-vjeçarja e ka bërë, ka hequr dorë nga duhani dhe kjo ndoshta është më e vështirë se zakoni i pijes.

Albumi i saj i ri pritet të publikohet më 29 maj dhe Gaga, emri i vërtet i së cilës është Stefani Germanotta, thotë se ky album është shumë më shumë, se sa thjesht muzikë marrë nga The Sun.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Vaksinimi falas kundër gripit, Koçiu: Janë kryer 206 627 doza në grupet më të rrezikuara

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se vaksinimi falas kundër gripit të stinës po vijon...

Moti i keq në SHBA, tre viktima dhe dhjetëra të lënduar nga ngricat

Mot i ftohtë dhe reshje të vazhdueshme dëbore kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në SHBA duke rezultuar në të paktën 3 viktima dhe 31...

Përmbysje e jashtëzakonshme, Milan shpallet kampion i Superkupës së Italisë

Finale dramatike me plot 5 gola! Milani është fituesja e Superkupës së Italisë, teksa mposhti Interin me rezultatin 2-3, në njëduel të çmendur.  Edhe pse...

5 rreziqet që kërcënojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit

Banka Botërore parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.4 për qind këtë vit. Institucioni më i lartë monetar në botë vlerëson...

Virus i rrezikshëm përhapet në Whatsapp, në fokus punonjësit e Policisë së Shtetit

Një virus është përhapur në rrjetin e komunikimit Whatsapp dhe ka si target kryesisht punonjësit e Policisë së Shtetit. Mesazhi që në pamje te jep...

Lajme të tjera

Web TV