Rezulton pozitive me Covid-19 edhe pas 9 testesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një infermiere kanadeze që u infektua me koronavirus më 30 mars, ka rezultuar pozitive edhe pas 50 ditësh.

Tracy Schofield, nga Cambridge, Ontario, filloi të shfaqte simptoma të koronavirusit si: të dridhura, ethe dhe gulçim.

Të nesërmen ajo bëri testin për Covid-19 dhe rezultoi pozitive me koroanvirus. Schofield, 49-vjeçe, kaloi dy javë në izolim por edhe pas testit të dytë ajo rezultoi përsëri pozitive, por edhe gjashtë testet e tjera rezultuan sërish pozitive.

Mjekët i thanë nënës së tre fëmijëve se ata nuk besojnë se koronavirusi vazhdon të jetë ngjitës, por përsëri ata nuk mund të shpjegojnë se përse testimi vazhdon të rezultojë pozitivë.

“Çdo herë që marrë rezultatin e testit, është sikur dikush më godet në stomak”, tha Schofiel, shkruan Daily Mail.

“Unë dua që dikush të ma shpjegojë”, shtoi Schofield e cila vazhdon të rrijë e izoluar në dhomën e saj pa pasur kontakte edhe me të birin 17-vjeç.

Sidoqoftë, testet e saj nga Spitali Memorial i Cambridge kanë vazhduar të rezultojnë pozitive.

Schofield thotë se ajo ishte e ngazëllyer pasi testi i tetë i përgjithshëm u kthye negativ.
Por pacientët duhet të marrin dy rezultate negative brenda një periudhe 24-orëshe për tu konsideruar të rikuperuar. Testi i saj i nëntë u kthye pozitiv.

Dhe, megjithëse autoritetet nga Rajoni i Waterloo Shëndetit Publik, e kanë lejuar atë të largohet nga shtëpia e saj më 14 prill, ajo thotë se nuk do ta konsiderojë veten të rikuperuar derisa të marrë dy rezultatet e saj të njëpasnjëshme të testit.

Schofield thotë se ajo nuk ka ndonjë gjendje para-ekzistuese por ajo është e shqetësuar se do të ketë komplikime afatgjata nga virusi./Fjala.al/R.G

Të fundit

Negociata të reja në Turqi për luftën në Ukrainë?

Pavarësisht mungesës së dakordimit nga Kievi, Rusia planifikon të dërgojë një delegacion në Stamboll për të diskutuar përfundimin e...

Prerja e kokës, si mori fund regjimi i terrorit me Gjykatën e Revolucionit

Paris 31 Maj 1795 Në mbrëmjen e 31 majit 1795, në një Paris që ende mbante plagët e hapura të një revolucioni të përgjakshëm,...

Zbulohet motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid-it: Njihuni me Aydan Nix

Supermodelet e njohura Gigi dhe Bella Hadid së fundmi kanë konfirmuar se kanë një motër 23-vjeçare, Aydan Nix. Ato zbuluan se Aydan është rezultat...

Biden me kancer, Trump i pamëshirshëm: Nuk më vjen keq për të

Ish-presidenti Donald Trump deklaroi të premten se nuk duhet të ndihen “shumë keq” për presidentin Joe Biden, i cili njoftoi diagnostikimin me kancer më...

Sot seancë plenare, tentohet për herë të 24 konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Vazhdimi i 24 i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë mbahet sot nga ora 10:30. Kuvendi i Kosovës po dështon të zgjedhë kryetarin e ri pasi...

Lajme të tjera

Web TV