Shembja e Teatrit, provokim i Ramës për të sabotuar reformën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

LSI nuk ka asnjë qëndrim të ndryshëm nga qëndrimi që ka bërë të njohur në emër të Opozitës së Bashkuar kryetari i PD-së zoti Lulzim Basha. Kështu u shpreh në një dalje për median kryetarja e kësaj force Monika Kryemadhi.

Përmbushja e të gjitha detyrimeve ndaj reformës zgjedhore ka qenë dhe mbetet prioriteti im si Kryetare e LSI-së, ndaj do të vazhdoj të bëj të gjithë presionin e nevojshëm, që ajo të realizohet me konsensus dhe sa më parë, si kusht i rëndësishëm për të rikthyer legjitimitetin e vullnetit të qytetarëve shqiptarë.

Shembja e paligjshme e Teatrit Kombëtar dhe përdorimi i dhunës policore mbi artistët, mbi gazetarët, mbi veprimtarët e shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e opozitës, është provokimi i radhës së Edi Ramës ndaj opozitës dhe qytetarëve shqiptarë, i cili edhe në sallën e Kuvendit vazhdoi me të njëjtën gjuhë fyese dhe provokative, për të na detyruar të largohemi nga tryeza e reformës zgjedhore.

Por pavarësisht dhunës policore, pavarësisht gjuhës fyese, provokuese dhe urrejtjes së Edi Ramës, e ritheksoj edhe një herë se ne jemi të vendosur të realizojmë reformën zgjedhore dhe largimin përfundimtar të tij nga pushteti, si kusht për rikthimin e demokracisë në vend.

 

 

b.gj/fjala.al

Të fundit

Berisha sfidon amerikanët: Po fitova zgjedhjet do shkrij SPAK-un!

Në një konferencë për gazetarët, Sali Berisha ka deklaratuar se nëse fiton zgjedhjet do të shkrijë SPAK-un, të cilin...

“Janë 3-4 viruse aktive”, Brataj: Është arritur kulmi i situatës gripale, duhet kujdes

Periudha aktuale mund të cilësohet edhe si sezoni i virozave. Nga Vlora, Skënder Brataj, drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, ka konfirmuar se prej...

“Jemi shumë vonë për primaret”/ Berisha i përgjigjet Bardhit: Do zbatohet statuti

Kreu demokrat Sali Berisha i është përgjigjur deklaratës të kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili tha se janë shumë vonë...

Zgjedhjet/ Topalli lavde ‘idhullit’: Nuk ka njerëz në PD që zëvendësojnë Berishën

“Partia Demokratike është e vetmja alternativë. Ka treguar që di të qeverisë, ka treguar që ka ditur të rezistojë edhe kur kanë dashur ta...

Zjarr në një hotel në Sarandë, ende nuk dihen shkaqet

Një hotel në lagjen nr.4 në Sarandë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme Sarandë-Një hotel në lagjen nr.4 në Sarandë është përfshirë nga flakët mesditën e...

Lajme të tjera

Web TV