‘Zgjedhorja’/Kristaq Kume: Po nuk ndryshoi sistemi, s’do të kemi demokraci funksionale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume gjatë një interviste në emsionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News foli për reformën zgjedhore. Kume theksoi se nëse nuk do të ndryshojmë sistemin zgjedhor nuk do të kemi një demokraci funksionale.

Nga ana tjetër Kume nënvizoi se problemi më i madh është se palët politike nuk kanë vullnet për të zbatuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Puna që po bëhet në Këshillin Politik është në vazhdim të punës që është nisur dy vite më parë. Për aq sa është rënë dakord, kujdesja e tyre është për të mirërregulluar kodin zgjedhor, është e mundur për t’u arritur. Nëse nuk do të ndryshojmë sistemin zgjedhor, për të parandaluar fenomene të tilla, të cilat afektojnë standardet e zgjedhjeve, pa ndërhyrë në sistemin zgjedhor, nuk do të kemi mundësi për një demokraci funksionale.

Problemi më i madh është vullneti i palëve për të mos e zbatuar kodin zgjedhor. Zbatimi është një proces kulturë-formues dhe nuk formohet brenda ditës, por kërkohet shumë punë dhe shumë vullnet.

Ne jemi në kushte që të bëjmë të gjitha ndryshimet e mundshme në Kodin Zgjedhor, që ne të kemi proces zgjedhor të realizuar me standarde. Në përmbajtje të tij të ketë sa më profesionailziëm që të shprehet vullneti i zgjedhësve. Sistemi zgjedhor të hapë hapësira për alternativa të reja politike. Nuk mjaftojnë ndryshimet në kodin zgjedhor, por edhe problemet që rrjedhin me kushtëzimin e këtij Kodi Zgjedhor”,- tha Kume.

Të fundit

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

“Perëndimi të pranojë realitetin në Ukrainë”, Rusia nuk lëshon pe

Rusia nuk kërkon armëpushim në Ukrainë por një paqe të qëndrueshme. Këtë fakt e ka bërë të ditur, Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov...

Lajme të tjera

Web TV