Ndoshta nuk do e kishin imagjinuar kurrë ditën e dasmës në këtë mënyrë, megjithatë pandemia që pushtoi globin duket se të shtyn të bësh çmendurira.
Një mjek dhe një infermiere të cilët u detyruan të anulonin dasmën e tyre për shkak të koronavirusit u martuan në spitalin ku punojnë së bashku.
Jann Tipping, 34 vjeç, dhe Annalan Navaratnam, 30 vjeç, morën vetëm për pak kohë leje nga puna ku ishin në shërbim të pacientëve me koronavirus dhe u martuan në kishën e spitalit.
Vizitorët shijuan ditën e tyre të veçantë nga distanca, falë një prej dëshmitarëve që transmetonte drejtpërdrejt meshën, në mënyrë që familja dhe miqtë e tyre të ishin të pranishëm në mënyrë virtuale.
“Ne donim ta zhvillonim ceremoninë por gjithashtu nuk donim të rrezikonim të afërmit nga virusi. Kështu gjetëm zgjidhjen e martesës online”, u shpreh nusja./Fjala/k.b
Burimi: Dailymail