“Do ju duket 97’ si mjalti”, Murrizi bën deklaratë të fortë në Kuvend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit Demokrat në Parlament, Myslim Murrizi ka akuzuar qeverinë se është duke e çuar vendin drejt një krize të thellë ekonomike, më të rëndë se ajo e vitit 1997.

Nga foltorja e Kuvendit, Murrizi tha se nëse kjo nuk do të jetë e mundur, siç populli do, do të ketë revolta të mëdha.

Deputeti i Partisë Demokrati paralajmëroi se jemi përballë një gjendjeje shumë të rëndë e sipas tij atëherë kjo qeveri do të fshihet si struci.

“Sot në Parlament kalojnë disa akte normative, por janë në vazhdën e tollovisë që ka ndodhur me tërmetin dhe të famshmin virus që del me urdhër nga Rama. Ministrja e Financës është larguar që të pajisë me vegla aktorët që iu shemb teatri. Do të doja të ishte këtu të më tregonte çfarë bëhet me këto akte? Do shtyjmë thotë këstet e pagimit të tatim fitimit. Ti nuk e di sa do fitojnë këta të shkretët. Bizneset ju dorëzojnë bilanc zonja ministre, mendoni që do kenë fitim ata në fund të vitit? Ju çdo ditë lëshoni xhandarët dhe taksidarët për të gjobitur sipas urdhrit që jep sulltani në darkë. Edhe pse janë mbyllur bizneset i paguajnë faturat afrofe se rrezikojnë punonjësit e OSHEE se i kap virusi.

A e dini se 170 mijë vetëve që ju premtuat pagë vetëm 88 mijë kanë marrë deri tani? 110 milionë euro i keni bërë rrush e kumbulla. Mashtroni! Do votoni sot për 174 milionë euro, e keni kopsitur para, këtu vini për të marrë vulën se borxhet do i paguajnë fëmijët e shqiptarëve. Di gjë të ministri i tërmetit, tigri i qametit? Keni shkuar deri në 10 miliardë euro borxhe. Nga 2 mijë euro borxh keni marrë për çdo shqiptar, nga ai që lind në djep e deri te ai në prag vdekje. A keni bërë ndonjë plan për Thumanën, Maminasin, Krujën a Fushë-Krujën? Zero. Ju i keni në çadra edhe ata të tërmetit të parë. Keni prish në Durrës pallatet, i keni nxjerrë banorët jashtë, iu keni prerë dritat, shpejt e shpejt se ishin plasarit nja dy suva tjetër priste për tu prish e tjetër prishët ju, se jetonte motra e zv.ministres aty”,-tha Murrizi.

Lexo edhe :  Bujar Leskaj nga Athina: Do t’i japim zgjidhje njohjes së pensioneve në Greqi

“Talleni duke thënë dilni në këmbë të hënën, mbylluni të enjten. Dilni të premten me makinë të dielën kyçeni makinën. Shqiptarët po shkojnë drejt një krize të paparë. Në ‘97 e partë çfarë ndodhi! Derti në fund të vitit do mungojnë në buxhet 1 miliard euro. Ju na numëroni si turistë edhe emigrantët që hyjnë. I bie që për 120 ditë gjithë shtretërit të jenë të zënë. Me kë talleni ju? Talleni me shqiptarët dhe fukarallikun e tyre, talleni se do i jepni pagë lufte, se do i ndërtoni shtëpitë, talleni me sovranitetin e votës të shqiptarëve. Pse druheni dhe keni frikë t’ju shkoni nga afër? Çfarë mëkatesh keni bërë që strukeni si struci, bëni lojë të pistë me njëri- tjetrin veçse doni t’ja fshihni të zgjedhurve shqiptarë të zgjedhurin.

Një ditë qytetarët shqiptarë do vendosin vetë, s’ka për të ardhur më manekin në këtë sallë. Nga halli që i ka zënë shqiptarët nga tërmeti, virusi dhe qameti i qeverive që iu rrinë në kurriz, ju do ju vijë shumë shpejt fundi. Do ju duket ’97 si mjalti! Autostradën e keni me 4 korsi, por do harroni edhe brekë e kanotjere të merrni me vete! Jeni zero para fuqisë së votës, dhëntë zoti shumë shpejt do ta provoni”,- tha Myslim Murrizi.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Trump “hakmerret”!Morën pjesë në çështjet penale kundër tij,presidenti i pushon nga puna

Presidentit Donald Trump ka shkarkuar disa zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë që drejtuan hetimet për çështjet penale kundër tij. Një...

Mos i gënjeni kurë këto shenja të horoskopit, sepse hakmarrja e tyre mund t’iu lëndojë

Ka disa shenja të horoskopit që kanë instinkt veçanërisht të fortë që i mbron nga gënjeshtrat dhe surprizat e pakëndshme. Qoftë çështje miqësie apo biznesi,...

Pesë mënyrat si ta mbani zemrën tuaj të shëndetshme ndërsa plakeni

Sëmundjet e zemrës janë ndër shkaqet kryesore të vdekjeve, por mjekët thonë se disa zakone të shëndetshme mund të bëjnë një ndryshim të madh. Këto...

Nga pasaporta tek simbolet! Si do të funksionojë shteti bektashi

Gazetari Ferdinant Samarxhi zbuloi në “Top Story” detajet në lidhje me krijimin e një shteti bektashi. Ai foli për mënyrën se si do të funksionojë...

Përplasjet me Berishën, vjen përgjigjja e Ballës:Gjarprin e kam kapur që i vogël në ferra

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i kthen një përgjigje epike Berishës pas akuzave të shumta drejtuar atij. Pyetjes së moderators së...

Lajme të tjera

Web TV