Një shtetas i huaj me origjinë nga Maroku dhe më pasaportë franceze është mbytur në lumin Buna.
Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Darragjat, në njësinë administrative Dajç, në Shkodër.
Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Shkodër/Informacion paraprak
Me datë 29.05.2020, rreth orës 15.40 është marrë njoftim se në fshatin Darragjat, Shkodër, dyshohet se aksidentalisht është mbytur në Lumin Buna, shtetasi R. M. 35 vjeç, nga Maroku.
Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë të cilat po bëjnë kërkime së-bashku me banorët e zonës për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit nga lumi Buna./gj.b/fjala.al