Është konfirmuar rasti i pari me koronavirus në Librazhd, ndërsa mësohet se është një person i moshës së mesme.
Nga të dhënat e para bëhet me dije se i infektuari ka një biznes të vogël në Librazhd raporton News 24.
Personi në fjalë dyshohet se është infektuar me COVID-19 nga kontakti me një të prekur në Sanatorium, ku kishte shkuar për një kontroll mjekësor.
Ndërsa dyshohet se ishte prekur edhe një muaj më parë, por pas testit kishte rezultuar negative.k.t/Fjala.al/