Banka Botërore: COVID-19 rrit varfërinë në  Shqipëri, ja sa arrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

COVID-19 duket se nuk do ta lërë pa pasoja ekonominë e vendit tonë. Kjo vjen si shkak i karakteristikave të kësaj ekonomie, si niveli i lartë i vetëpunësimit dhe informalitetit. Sipas gazetës Monitor, shkalla e papunësisë pritet të arrijë nga 40% që është sot, deri në 48% (numri i pesonave që jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë, sipas fuqisë blerëse).

Sipas Bankës Botërore  COVID-19 “mund të ndikojë në varfërinë dhe mirëqënien e familjeve në Ballkanin Perëndimor”. Sipas BB, të rrezikuar janë personat e tetëpunësuar, me informal dhe ata me punë të përkohshme ose me kontrata jo shumë të sigurta.

Masat e qeverisë në përgjigje ndaj krizës, të cilat ndihmojnë firmat në sektorin formal qe të ruajnë vendet e punës nuk do të mund të arrijnë drejtpërdrejt te punësuarit informalë. Shumë prej këtyre të punësuarve informalë ose të të vetëpunësuarve nuk janë përfitues të asistencës sociale, mjetit të fundit mbrojtës të rezervuar për më të varfërit, duke i lënë ata të pambrojtur. Rreth 14 deri 33% e të punësuarve në sektorët shumë të prekur nga kriza e COVID-19 në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë të vetëpunësuar, e për këtë arsye ata janë edhe më të cenueshmit (Figura 1). Kjo përqindje është veçanërisht e lartë në Shqipëri dhe Kosovë.

Gati një e treta e punëtorëve në sektorët e prekur nga kriza, kryesisht në Shqipëri dhe Kosovë, janë të vetëpunësuar dhe veçanërisht të rrezikuar ndaj humbjes së të ardhurave./Fjala/k.b

 

Të fundit

Florida, 29-vjeçari humb jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë muajit të mjaltit

Muaji i mjaltit i një burri 29-vjeçar nga Kolorado përfundoi tragjikisht kur u godit nga rrufeja ndërsa ndodhej në...

Real Madrid ngel me gisht në gojë, “Kroos 2.0” preferon një skuadër tjetër

Angelo Stiller ka më shumë gjasa të transferohet te Bayern sesa te Real Madrid. Edhe pse klubi madrilen e konsideron si pasuesin e Toni...

Igli Tare jep lajmin e mirë për tifozët e Milanit: “Pa merak, dy yjet që doni…”

Rafael Leao dhe Mike Maignan do të vazhdojnë të jenë pjesë e Milanit edhe për sezonin e ri. Këtë la të paktën të kuptohet...

Miratohet ndërtimi i centralit të energjisë elektrike dhe fotovoltaike në Kolonjë

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe...

Trump: Para pak javësh ndalëm Serbinë, që ishte gati të vepronte

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se administrata e tij frenoi në kohë përshkallëzimin mes Kosovës e Serbisë pak javë më parë, raporton A2 CNN....

Lajme të tjera

Web TV