Në prag të kongresit të Partisë Socialiste, që është parashikuar të zhvillohet më 10 qershor, socialisti Namik Dokle publikon foto me dy miq të tij, bashkëthemelues të Partisë Socialiste.
“Kartolinë për dy miq”, shkruan Dokle për fotot e publikuara me Sabit Brokajn dhe Ismail Lleshin, të dy ish-ministra të Mbrojtjes në periudha të ndryshme.
Duket se ish-kryetarit të Parlamentit i mungojnë kolegët e dikurshëm, elita e socialistëve në kryesinë e partisë, ku gjysma prej tyre në atë kohë kishin titullin profesor, bashkë me profesorin e profesorëve, shkruan Dokle, shkrimtarin Dritëro Agolli.
Reagimi
Kartolinë për dy miq…
Sabit Brokaj dhe Ismail Lleshi
U çmalla me dy bashkëthemelues të Partisë Socialiste, profesorët Sabit Brokaj dhe Ismail Lleshi.
Në kryesinë e parë të PS, më shumë se gjysma e anëtarëve të saj kishin titullin profesor. Dhe një profesor mbi profesorët: Dritëro Agolli.