Mustafa Nano: Ilir Meta më 2 mars….

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Mustafa Nano ka analizuar manifestimin e Presidentit Ilir Meta më dy mars të këtij viti për atë që ai e quajti mbrojtje të Kushtetutës. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, për Grupin Mediatik “FJALA” Nano u shpreh se Meta bëri një protestë impresionante.

 -Vijmë te qëndrimi që ka mbajtur presidenti Meta gjatë kësaj kohe, duke qenë një opozitar shuëm i fortë, edhe pse është President i Republikës ka disa qëndrime shumë të forta ndaj Edi Ramës, mazhorancës, në mbrojtje të Kushtetutës thotë ai.

-Si mund të mbash qëndrime partizane në mbrojtje të Kushtetutës, në një kohë kur Kushtetuta e përcakton qartë se Presidenti është simbol i unitetit kombëtar.

-Po kur venë punët çorap, çfarë duhet të bëjë Presidenti?

-Nuk është Presidenti albitri tani. Meta dhe Basha kishin ndërmend ta sabotonin reformën.

-Si e provoni këtë?

-Gjatë gjithë kohës e ka sabotuar. Gjatë gjithë kohës kanë këmbëngulur që kjo është një reform sepse do Edi Rama të marrë sistemin. Ai sot e ka marrë sepse Basha dhe Meta nuk bënë asnjë përpjekje. Nuk shprehën asnjëherë nevojën që ka nevojë rë reformohet sistemi i drejtësisë.

-Në dy mars e tronditi mirë Meta.

-Protestë impresionante ishte po nuk e di, nuk është se impresionohem shumë nga protestat. Nuk më pëlqen tendenca e opinionit publik shqiptar që ka për ta veçuar Metën. Kjo është broçkulla më e madhe. Meta është si gjithë të tjerët. Nëse është veçuar ndonjëherë është veçuar për shkak të pakujdesive të veta, po Meta nuk bën diferencën./Fjala.al/k.b

https://www.youtube.com/watch?v=nOeDjJPISHM

Të fundit

Mbante armë zjarri në makinë, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi mbante në automjetin e tij armë zjarri. Blutë njoftojnë se i...

Siguronte drogë për t’i shitur në qytetin e Divjakës, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi siguronte kokainë dhe cannabis dhe i ndante në doza në banesë për t’i shitur në qytetin e...

Pas gati dy vitesh lidhje,Princ Leka drejt martesës me fotografen e ish-çiftit mbretëror

Vetëm pak ditë më parë, Princ Leka është dënuar nga Gjykata me 16 muaj shërbim prove për dhunë ndaj ishbashkëshortes, Elia Zaharia. Vendimi erdhi...

Vila trekatëshe e ish-diktatorit Enver Hoxhës hap dyert për artistët

Vila e ish-diktatorit shqiptar, Enver Hoxha, tashmë u përket artistëve. Përurimi i saj u bë më herët këtë muaj. Të gjitha ambientet e vilës trekatëshe...

Përfshihet nga flakët banesa në Elbasan, detajet e para

Një apartament në lagjen “11 Nëntori” në qytetin e Elbasanit është  përfshirë nga flakët, të cilat janë përhapur edhe jashtë ambienteve të tij. Menjëherë në...

Lajme të tjera

Web TV