Ajo është padyshim imazhi më i mirë i linjës së të brendshmeve, të dizejnuara prej vetë saj, Savage X Fenty.
32 vjeçarja Rihanna ka shkaktuar një stuhi të vërtetë në rrjetet sociale pasi ka pozuar sërish në të brendshme, duke marrë mijëra komplimente për fizikun e saj.
Bukuroshja nga Barbadosi tregon me krenari trupin në të brendshme në setin e ri fotografik ndërsa shfaq edhe tatuazhin në mes të gjoksit.
Linja Savage X Fenty është një nga më të klikuarat në rrjet, me adoleshentet kryesisht të apasionuara pas linjës së krijuar nga këngëtarja Rihanna./dailymail/fjala.al