Horoskopi për sot, 5 qershor 2020

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

Ju mund të mendoni se si të ndryshoni rrugën e zakonshme. Kjo më së shumti u referohet pushimeve tuaja. Nëse jeni të moshuar, harrojeni moshën dhe planifikoni pushimet, ashtu siç dëshironi. Lejojeni veten të dashuroni, sikurse dëshironi.

Demi

Sot do t’ju duhet të merrni disa vendime të rëndësishme. Mund të mendoni për të ecur në një fushë tjetër në jetën tuaj profesionale, për t’u martuar ose për të krijuar një familje. Mendohuni mirë para se të merrni përsipër përgjegjësi të reja.

Binjakët

Të lindurit e kësaj shenje mund ta ndryshojnë kursin e jetës. Kjo mund të varet nga rrethana të veçanta. Kini parasysh pritshmëritë tuaja dhe hartoni një plan. Do të keni kohë të lirë për sporte të ndryshme, ose për të ndjekur hobin tuaj.

Gaforrja

Nuk duhet të ndiheni të kënaqur me role sekondare. Ekziston rreziku të humbisni një shans mjaft të mirë, ose në fushën e dashurisë, nëse nuk veproni kur duhet. Sot është dita e duhur për të luftuar zakonet e këqija. Bëni kujdes me dietën ushqimore.

Luani

Ata që luftojnë për një karrierë të suksesshme, duhet t’i besojnë intuitës. Merrni parasysh këshillat e të tjerëve, për sa i përket një dialogu të suksesshëm me supervizorin tuaj. Ka gjasa t’ju vijë një ofertë e mirë pune, për të cilën do të mendoheni gjatë.

Virgjëresha

Sot mund të pushtoheni nga emocione negative. Kjo mund të vijë për shkak të një incidenti në mëngjes. Megjithatë, do të bëni përpjekje maksimale për ta kaluar këtë gjendje dhe për të vijuar punën, pa u bërë agresivë. Në mbrëmje gjendja juaj emocionale do të ndryshojë dhe do të ndiheni shumë më mirë, pasi mbi të gjitha do të jeni në praninë e partnerit/partneres suaj.

Peshorja

Gjatë kësaj dite nuk duhet të nisni diçka të re. Megjithatë, suksesi juaj nuk do të jetë aty ku dëshironi, pasi nuk do të keni mbështetjen e duhur të njerëzve tuaj më të dashur. Nëse dëshironi të krijoni familje, bisedoni me qetësi me partnerin/partneren tuaj.

Akrepi

Sot mund të ndiheni shumë konfuz. Planet që kishit menduar sot mund të mos realizohen të gjitha. Megjithatë, përpiquni të përshtateni me kursin e jetës. Nëse do të jeni të përkushtuar, do të gjeni disa rrugë premtuese që do t’ju çojnë drejt suksesit.

Shigjetari

Ka gjasë të ndiheni të nervozuar sot. Bisedoni me familjarët ose miqtë e ngushtë për t’u ndier më të qetë. Meditimi apo ushtrimet fizike do të jenë mjaft të nevojshme për ju. Nëse i merrni këto këshilla në konsideratë, gjithçka do të jetë nën kontroll.

Bricjapi

Do të jetë një ditë e zakonshme, pa probleme të mëdha. Nëse dëshironi ta ruani vendin tuaj të punës, mos u konfliktoni dhe mos kundërshtoni vazhdimisht drejtuesin tuaj. Mund të merrni një dhuratë shumë të çmuar nga partneri/partnerja juaj.

Ujori

Mos u bëni nostalgjik, pasi mund të humbisni një shans shumë të rëndësishëm. Duhet të merrni patjetër një këshillë në konsideratë: jetoni të tashmen dhe jo të kaluarën. Në mbrëmje, do të bisedoni për një çështje, e cila do të jetë mjaft me vlerë për anën tuaj profesionale.

Peshqit

Kjo ditë do të kalojë pa shumë pengesa. Planet tuaja do të zbatohen, mbi të gjitha, nëse do të keni mbështetjen e dikujt me rëndësi në jetën tuaj. Arroganca nuk do të jetë aspak e mirëpritur. Bëni kujdes të mos provokoni situata konfliktuale.

Të fundit

Si do të jenë telefonat tanë inteligjentë në vitin 2025?

2025 premton të jetë një vit i risive të mëdha në botën e teknologjisë: telefonat inteligjentë që përdorim mund të jenë shumë...

“20 ditë në koma…”/ Trondit ish-banori i BBV: Një plumb mora unë, mami pesë

I ftuar në një emision televiziv ka qenë aktori dhe ish-banori i BBV, Marius Dervishi, ose sikurse e njohim të gjithë, Zebërvoki. Ai ka...

21-vjeçari akuzohet për abuzim me të miturën, prokuroria kërkon dënim të rëndë

Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen e 21-vjeçarit Dritson Kurti, duke kërkuar 25 vite burg për akuzën e...

“S`kam hyrë në fushata të mbledh para për vete”, akuzat e Spahos ndaj Grida Dumës

Deputeti demokrat Edmond Spaho i është përgjigjur ashpër Grida Dumës, pasi kjo e fundit e ka përmendur në emisionin e saj, si një shembull i...

Situata e gripit në vend, mjekja: Ja kategoritë që janë të rrezikuar nga format e rënda

Mjekja infeksioniste Silvia Bino, e ftuar në një emision televiziv theksoi se ne po kalojmë në sezonin e gripit, ku intensiteti i infeksioneve është...

Lajme të tjera

Web TV