Shifrat e viktimave dhe të prekurve nga koronavirusi vijojnë të rriten në të gjithë botë. Deri në këto momente kanë humbur jetët 391, 285 persona dhe janë infektuar më shumë se 6, 640, 960 .
Sipas dhënave të “Johns Hopkins University” ka një rritje edhe të numrit të të shëruarve që ka shkuar në 2, 872, 731 persona.
Ndërkohë vendi me shifrat më të frikshme të viktimave të Covid-19 pas SHBA-ve është Brazili, i cili deri më tani ka humbur 34, 021 jetë njerëzit dhe regjistron të infektuar 614,941 persona.
Vendi i parë në botë për numrin më të lartë të vdekjeve dhe të infektuarve është SHBA më 1,872,660 nga të cilët kanë humbur jetën 108,211 persona.
Deri në këto momente Brazili ia ka kaluar dhe Italisë për numrin e viktimave ku vetëm në 24 orët e fundit, periudhë kohore në të cilën kanë humbur jetët 1,473 persona.k.t/Fjala.al/