Juventus do të përballet ditën e sotme me Cagliarin në orën 15:00 në “Alliaz Stadium”, duke startuar kështu këtë vit sportiv.
“Zonja e Vjetër” ka si objekt ta nisi këtë vit me fitore ashtu siç ndodh edhe për çdo ndeshje të saj.
Juve do e startojë këtë takim me Cristiano Ronaldon si titullar, për të cilin ekziston një motiv plus për të shënuar në takimin e sot.
Deri më tani sulmuesi portugez ia ka dalë të shënojë në rrjetat e të gjitha skuadrave të Serisë A, përveç Cagliarit. Takimi i sotëm është rast shumë i mirë për Ronaldon që të arrijë të thyej tabunë dhe të shënojë edhe ndaj kësaj skuadre.
Duhet thënë se ky sezon nuk mund të cilësohet si më i mirë në historinë e portugezit, i cili ka arritur të shënojë 10 herë e të japë vetëm një asist./Fjala.al/