Tirana pa ujë gjatë fundjavës, UKT: Merrni masat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë kësaj fundjave e gjithë Tirana pritet të ketë kufizime në furnizimin me ujë.Ky lajm është bërë publik nga zv.drejtoresha e përgjithshme e UKT-së, Evis Gjebrea gjatë një interviste në Report TV.

Gjebrea ka bërë me dije se do të nisin punimet për lidhjen e linjës së transmetimit të Ujëmbledhësit të Bovillës me Impiantin e trajtimit të ujit në Bovillë dhe kjo do shkaktoj ndërprerjen e ujit.

“Kjo është një linjë, e cila do të transmetojë dyfishin e kapacitetit që transmetohet aktualisht deri në impiantin e përpunimit të Bovillës. Në impiant aktualisht prodhohet 1800 litra për sekond ujë dhe me këtë shtesë të kapacitetit do të shkojmë në 2400 litra/sec. Do të jetë e gjithë Tirana e cila do të ketë kufizime të furnizimit me ujë. Ne kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve pasi punimet do të fillojnë herët në mëngjes ditën e shtunë dhe pritet që të vazhdojnë edhe ditën e diel. Të marrin masa për të depozituar, për të pasur depozitat e mjaftueshme gjatë këtyre dy ditëve që do të kryhen punimet”- u shpreh Evis Gjebrea.

Më tej ajo tregoi se janë marrë masat për të siguruar furnizim të qëndrueshëm, gjatë fundjavës, për institucione të rëndësisë së veçantë.

“Ujësjellësi i Tiranës ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar furnizim të qëndrueshëm, gjatë fundjavës, për institucione të rëndësisë së veçantë si spitalet, urgjenca mjekësore, burgjet etj”-tha zv.drejtoresha e përgjithshme e UKT.

Këto punime do të nisin që në orët e para të ditës së shtunë, ndaj të gjithë qytetarët duhet të jenë të përgatitur.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Gjesti me Lamborghini pas BBV, menaxherja e VIP-ave: Bie ndesh me çfarë shfaqi në shtëpi…

Eftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Rea Shena, menaxhere artistësh dhe rekrutuese talentesh. Ajo ka...

Finalja e Kupës së Mbretit, Reali për të shpëtuar sezonin apo Barcelona për tripletën

Finalja e Kupës së Mbretit në “La Cartuja” në Sevilje (sonte 22:00) do të vërë në provë treshen e parë të Barçës dhe atë...

Rikthehet “Sunny Hill”/ Pas ankesave për çmimin Festivali ul tarifat

Ka nisur tashmë puna për organizimin e festivalit “Sunny Hill” Festival. Në faqen zyrtare të këtij festivali që organizohet nga Dua Lipa dhe familja...

“12 vite s’u kujtuan, tani po shtrojnë rrugën”/ Gjunkshi denoncon në SPAK Bashkinë Dibër

Kandidati i PD-së në Qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi, denoncon Bashkinë e Dibrës në SPAK, se kanë shkelur ligjin zgjedhor, duke ndërtuar rrugë në...

“Lubia nuk bëri asnjë kontroll në 5 vite”, Berisha: E dinte ku shkonin paratë

Sali Berisha ishte sot në një takim me banorë në lagjen e Laprakës në Tiranë, ku edhe njëherë tjetër shigjetoi Belinda Ballukun si “Lubia”...

Lajme të tjera

Web TV