Grida Duma ka reaguar për skandalin e përdhunimit të një 15 vjeçareje nga roja i shkollës, duke kritikuar mazhorancën socialiste. Duma thotë se ata që duhet të mbajnë përgjegjësi nuk po e bëjnë, ndërkohë që akuzojnë gjithë të tjerët.
“Papërgjegjshmërinë e kanë kthyer në rregull! Duhet dhe do t’i largojmë sa me parë!”, shkruan ndër të tjera ish-deputetja e PD-së.
Reagimi i plotë i Grida Dumës
Sipas këtyre fajin e ka gjithë bota; e kanë gazetarët, dëshmitarët, denoncuesit, viktimat por kurrë këta që duhet ti mbrojnë; por kurrë këta që duhet të mbajnë përgjegjësi!
Kur vritet një fëmijë në landfildin e Bashkisë, kur kryepolici dhunon një grua publikisht, kur shkolla lan duart nga përgjegjësia për fëmijën që dhunohet nga mësues, kur përdhunohen fëmijë mendërisht dhe fizikisht brenda shkollës apo prej rojtarëve të llumit, fajin e kanë të gjithë por jo këta që nuk mbajnë përgjegjësi.
Pastaj i përdorin dhe për “filma” e i mallkojnë siç do tmerroheshin po t’ia mallkonin fëmijët e vet.
Përveçse deshton të sigurojë brenda ambienteve shkollore garanci për të mos abuzuar qeveria nuk reagon, as ndeshkon dhe as merr përgjegjësi.
Kjo qeveri i turret kujtdo per te zhvendosur vëmendjen, përçmon dhe gjen “armiq” kudo; në media, në shoqëri civile, tek familjet kudo ku dhunohet por veçse jo tek vetja.
Papërgjegjshmërinë e kanë kthyer në rregull!
Duhet dhe do t’i largojmë sa me parë!