“Të pastrojmë Shqipërinë”, Klosi inspektime në impiantet e mbetjeve në Elbasan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Blendi Klosi inspekton impiantin e trajtimit të mbetjeve në Elbasan: Të pastrojmë Shqipërinë nga ndotja, sensibilizim për të mbrojtur mjedisin

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi së bashku me  kryetarin e Bashkisë Elbasan Lledjan Llatja dhe zyrtarë të tjerë të këtij qarku kanë zhvilluar ditë e sotme inspektime në punimet e impiantit të trajtimit të mbetjeve në këtë vend.

Klosi tha se Shqipëria e Mesme ka qenë një gangrenë për sa i takon mbetjeve, dhe ka premtuar se ky realitet do të ndryshojë, ndërsa më tej ka shtuar se kjo gjë do të bëjë që edhe vendi ynë të shkojë përpara drejt BE-së.

“Gjithë trajtimi i landfillit të Elbasanit është një thirrje për interes publik. Kjo vepër është në shërbim të të gjithë qytetarëve të Elbasanit. Jemi tashmë në kapacitet të plotë. Situata është e stabilizuar, nuk ka ndotje të mjedisit, madje mbetjet tashmë riciklohen dhe digjen. Duhet të kemi sensibilizim për të gjithë qarkun e Elbasanit. Por sensibilizimi duhet edhe në qarqe të tjera të Shqipërisë.

Mbetjet mund të riciklohen. A është Elbasani aty ku duhet? Padyshim që duhet më shumë sensibilizim. Ne duam të pastrojmë Shqipërinë nga ndotja. E gjithë situata është transparente. Të gjitha bashkitë këtu në Elbasan mbledhin rreth 100 ton mbetje. Edhe në Porto Romano, situata është transparente. Duam që mbetjet të shndërrohen në pasuri. Ishim në Sharrë, do shkojmë në Elbasan, më pas në Fier, edhe në Sharrë e Porto Romano, por edhe në Korçë, Vlorë, Shkodër etj. Duam që të pastrojmë gjithë Shqipërinë në disa vende me iniciatorë dhe në disa raste me landfille.”-u shpreh Ministri.

Lexo edhe :  “Turizmi rritet, por gjithnjë e më shumë dyer biznesesh po mbyllen!”

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, nga ana tjetër tha se projekti i impiantit të trajtimit të mbetjeve në këtë qark do të bëjë që mjedisi të jetë më i pastër.

“Janë 4 bashki të qarkut të Elbasanit që bëjnë këtu trajtimin e mbetjeve. Ndërkohë, do të përpiqemi që edhe 3 bashki të tjera të riciklojnë këtu mbetjet. E mira është që në fund kjo mbetet tek bashkitë. Incineratori është pa pagesë për momentin. Nuk ka asnjë pasojë për natyrën. Ndarja e mbetjeve bëhet pranë incianeratorit. Mbetjet që mund të riciklohen, riciklohen.”-tha Llatja.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Shqipëria, në një aplikacion/ TEA, mijëra përdorues nga e gjithë bota

Çfarë ofron Shqipëria gjendet në një aplikacion në celular. Në më shumë se 1 vit nga krijimi, TEA është...

“Dua një familje tjetër”/ Flet komshiu që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

Bahri Mblloshmi, personi që gjeti i pari 12-vjeçaren e abuzuar nga babai i saj në fshatin Sheqisht të Fierit tregoi se e mitura kishte...

Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një nënkomisar në Elbasan. Bëhet fjalë për Edison Pemaj, i cili dyshohet për veprën penale “Shtrëngim...

Pas ndarjes nga Jozi, Loredana po kërkon një lidhje të re: Jo muskuj, ja ç’dua tani

Ish-banorja e Big Brother VIP, ka folur rreth jetës së saj private në “Goca dhe Gra”. Ajo ka rrëfyer se djemtë kanë nisur t’i dërgojnë...

1919 – Kalimi i parë ajror i Atlantikut nga balona britanike R34: kur qielli u bë rrugë

Më 6 korrik 1919, një balonë ajrore britanike me emrin R34 u ul në Mineola, Long Island, pranë Nju Jorkut, duke përfunduar me sukses...

Lajme të tjera

Web TV