Arançata, Ballokume, Garip/Sevim Arbana jep alarmin për emrat e njerëzve që duhen ndërruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sevim Arbana, aktiviste e të drejtave të njeriut, ka reaguar lidhur me disa emra njerëzish që sipas saj duhen hequr përfundimisht nga gjendja civile.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Arbana sqaron se për heqjen e tyre nga Gjendja Civile kanë bërë një kërkesë para disa vitesh, por që ende vijojnë të mbeten në regjistra.

Duke e lidhur statusin me situatën e ditëve të fundit ku tema e përdhunimit të 15 vjeçares pushtoi ekranet e mediave dhe rrugët e qytetit, aktivistja shprehet se këta emra siç  i quan ajo të “tmerrshëm” kanë kuptime paragjykuese dhe denigruese, ndërsa shton se emrat mashkullorë janë si të fortë, emrat e vajzave/grave, viktima.

“Para disa vitesh, i jemi drejtuar gjendjes civile, për të ndaluar vënien (dhe heqjen) e emrave të ‘tmerrshëm’ me kuptime paragjykuese dhe denigruese ( doli dhe ligji me pas)

Ende këto emra qarkullojnë në Gjendjet tona Civile.

Shihni dhe këtu pabarazinë 🙂 .

Ndonëse ku thëret qameti për dy gjinitë, serish emrat mashkullore janë si të fortë, ndërsa emrat e vajzave/grave, viktima.

Ndaj nuk çuditem pse u çuditen, me gjithë ato teori konspirative për manifestimin kundër pedofilisë/abuzimeve seksuale.

*******************

Ankim, Arançata, Avash, Bretk, Berr, Burgim, Ballokume, Car, Cub, Curranë,

Currelë, Careva, Carina, Çbane, Dert, Derman, Dovlet, Durak, Ekran, Eros, Ferman, Federatë, Fodulle, Gazep, Gallata, Garip, Gabime, Groshe, Gjezap, Hyzmet, Hiçe, Hafije, Helme, Ironi, Jermësinë, Keqan, Keqe, Kralicë, Lëvere, Meze, Mëshirë, Mjafte, Mjaftime, Mjaftoni, Mbarime, Mbete, Mbylle, Marrëzi, Ndalime, Pikëllime, Pafate, Pseerdhe, Rikë, Rakita, Spece, Sose, Stenatë, Sulltane, Sherre, Shkurte, Shkurtime, Vajtime, Xhenaze, Zehere”, shkruan aktivistja Sevim Arbana./b.b/fjala.al

Të fundit

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV