DW: Marrëdhënia Gjermani-SHBA është e komplikuar, ja deklarata e ministrit gjerman

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas thotë fjalë të qarta për reagimin e Donald Trumpit ndaj trazirave të fundit në SHBA. Ai shprehet i rezervuar kundrejt planeve për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania.

Nëse do të vijë puna tek tërheqja e trupave amerikane, atëherë ne e kemi regjistruar këtë”, thotë ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas për gazetën gjermane „Bild am Sonntag”. „Ne e vlerësojmë prej dekadash bashkëpunimin e konsoliduar me trupat amerikane. Ai është në interes të të dyja vendeve.” Por aktualisht marrëdhëniet aktuale mes Gjermanisë dhe SHBA-së nuk janë të lehta. Kjo kuptohet nga deklarata e Heiko Maas. „Ne jemi partnerë të ngushtë në një aleancë transatlantike. Por: është e komplikuar.”

Gazeta “Wall Street Journal” kishte raportuar më parë bazuar në raportime të qarqeve qeveritare, se presidenti Donald Trump kërkon të tërheqë 9.500 nga 34.500 ushtarë amerikanë në Gjermani. Në të ardhmen do të vlejë një kufi maksimal prej 25.000 ushtarësh. Edhe revista e njohur gjermane „Der Spiegel” ka raportuar në bazë të burimeve të saj, se do të ketë një reduktim masiv të trupave amerikane në Gjermani. Shtëpia e Bardhë as nuk i hedh poshtë, por as nuk i konfirmon raportimet.

“Gjëja e fundit që na duhet”

Me kritika ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas u shpreh ndaj reagimit të Donald Trump për trazirat pas vdekjes së afroamerikanit, George Flyod në një ndërhyrje policore në Mineapolis. “Unë e konsideroj si rrugën e gabuar, që në një situatë të tensionuar të kërcënosh me dhunë”, deklaroi Maas. “Demokratët duhet të pajtojnë dhe jo të përçajnë.”

Sjelljen e Trumpit kundrejt gazetarëve, të cilët ai i përcaktoi si armiq të popullit, Maas e cilësoi si shumë të rrezikshme. Këtë e njohim nga populistët në të gjithë botën. Ata polarizojnë kundër grupeve të caktuara dhe përpiqen kështu të mobilizojnë përkrahësit e vet. Por një shoqëri ka nevojë për një gradë të caktuar të unitetit. Populistët përkundrazi e përçajnë shoqërinë për qëllimet e tyre. „E kjo jo vetëm e bën më të vështirë bashkëjetesën në një shoqëri, por edhe në nivelin ndërkombëtare nxit konfliktet. Kjo është gjëja e fundit që na duhet.”

Lexo edhe :  Itali, kamioni përplaset me autobusin me nxënës, vdes një mësues

Megjithatë ka shumë vetë në SHBA që janë shprehur me mençuri së fundmi, tha Maas. Këtu bën pjesë sfiduesi i Donald Trump, Joe Biden nga demokrattë, por edhe ish-presidenti republikan, George W. Bush. “Kjo më jep shpresë, se nga të dyja kampet politike ka zëra të përgjegjshëm. Shpresoj shumë, që të arsyeshmit të dalin në krye.”/DW

Të fundit

“11 maji, farsë politike”, Partia e Lirisë: Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli e cilësoi procesin zgjedhor të...

Turi i 82-të çiklistik/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

Turi i 82 çiklistik i Shqipërisë starton ditën e nesërme, i ndarë në 5 etapa. Në kuadër të këtij turi, policia ka bërë të ditur...

Emigracioni i paligjshëm drejt Britanisë, me jahte luksoze

Raportet për udhëtime të rrezikshme, të cilat shpesh rezultojnë fatale për migrantët e parregullt , janë gjithashtu të shpeshta në Britaninë e Madhe. Sipas të dhënave zyrtare,...

‘Një krizë ekzistenciale’/ A do të mbijetojnë universitetet nga ChatGPT?

Ishte shtatori i vitit 2023 kur avokati Rhys Palmer mori telefonatën e parë nga një student i universitetit, i alarmuar, i akuzuar se kishte...

Revolucioni imagjinar i një njeriu të braktisur nga familja!

Ka një moment kur fjalët nuk thuhen për të fituar ndonjë debat politik, por për të ndalur një rënie të dhimbshme njerëzore dhe publike...

Lajme të tjera

Web TV