Qeveria mbështet Transportin Publik/Rama: S’do ketë rritje të çmimit të biletës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka pranuar disa nga kërkesat e Shoqatës së Transportëve Publik dhe njofton se prej 15 qershorit do të rinisë aktivitetin ky sektor.

Kjo shoqatë paraditen e sotme zhvilloi një protestë para godinës së Ministrisë së Infrastrukturës dhe i drejtuan Qeverisë 6 kërkesa duke marrë shkas nga ndalesa gati 3 mujorëshe për shkak të pandemisë COVID-19 dhe paralajmëruan se nuk do të nisnin aktivitetin e tyre në 15 qershor nëse nuk do kishte mbështetje nga shtetit.

Kreu i qeverisë njofton se Qeveria do njohë si shpenzim të zbritshëm 100% të konsumit të naftës dhe do të ketë 0 taksa për ta deri në përfundim të këtij viti.

Kryeministri njofton se nga 1 janari i 2021 do nisë zbatimi i biletës elektronike si hapi i parë i reformës ligjore/fiskale të sektorit.

Postimi i plotë:

TË HËNËN 15 QERSHOR RINIS SHËRBIMI I TRANSPORTIT URBAN DHE NDËRURBAN, SIPAS PROTOKOLLIT TË MIRATUAR TË SIGURISË SHËNDETËSORE?

QEVERIA DO TA MBËSHTESË KËTË SEKTOR PËRMES:

• NJOHJES SI SHPENZIM TË ZBRITSHËM TË 100% TË KONSUMIT TË NAFTËS
• ZERO TAKSA DHE PO ASHTU ZERO TARIFA VENDORE DERI NË 31 DHJETOR 2020?

? BRENDA 2020 DO TË KRYHET REFORMA E PLOTË LIGJORE/FISKALE E SEKTORIT DHE NË 1 JANAR 2021 DO TË NISË ZBATIMI I SAJ ME BILETËN ELEKTRONIKE SI HAP I PARË

⛔️ NDALOHET KATEGORIKISHT RRITJA E ÇMIMIT TË BILETËS PËR QYTETARËT?

Kërkesat:

1.Heqja e akcizës për blerjen e naftës nga shoqëritë e transportit publik.

2.Njohjen e shpenzimit të zbritshëm 100%, për naftën pasi është lënda jonë e parë.

3.Subvencionimin me 50% të ngarkesës direkt në llogaritë e shoqërive të transportit publik duke marrë parasysh lejen e udhëtimit për të kuptuar sa kapacitet ka mjeti.

Lexo edhe :  Berisha në takimin me zyrtarët e lartë të OSBE: Duhet qeveri teknike para se të jetë vonë

4.Zbritja e TVSH-së në shitje nga 20% në 0% për vitin 2020 dhe rikthimin e tij në nivelet e sektorit të turizmit 6% pasi edhe transporti është një nga hallkat e tij.

5.Faljen e taksave vendore të mjeteve për vitin 2020

6.Të merren masa urgjente nga organet e Ministrisë së Punëve te Brendshme dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për luftimin e transportit të udhëtarëve me mjete informale i cili ka lulëzuar gjatë pas pandemisë.

/E.B./Fjala.al

Të fundit

“PS po organizohet për zgjedhje në Tiranë”/ Ja kur dalin emrat e ministrave të rinj

Gazetarja  Fjorela Beleshi ishte e ftuar në  një emision televiziv ku foli në lidhje me vizitat e fundit të...

Punimet në autostradë/ ARRSH bën gati tenderin për aksin Vorë-Ura e Dajlanit

Autostrada Tiranë – Durrës do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Autoritetit Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin me fond limit 77.1 mln lekë për ndërhyrje emergjence...

Çfarë do të ndodhte nëse dikush sulmon me armë bërthamore SHBA?

Sa do të zgjaste një luftë bërthamore? Vetëm 45 minuta, por do të ishte një apokalips me miliona vdekje Çfarë vjen më poshtë është një...

VIDEO/ Vulosi kualifikimin e PSG, Ousmane Dembele feston si Diogo Jota

PSG u kualifikua në gjysmëfinalen e Botërorit për klube. Francezët ia dolën me fitore të pastër 2-0 ndaj Bayern Munich. Ishte Dembele që shënoi golin...

Ra nga ura në Pieria, humb jetën 14-vjeçarja shqiptare

Një vajzë 14-vjeçare e cila u plagos rëndë 7 ditë më parë kur ra nga një urë, në rrethana ende të paqarta, në zonën...

Lajme të tjera

Web TV