Nga ushqimi, tek argëtimi dhe celularët/ Ja si u rritën çmimet gjatë pandemisë së COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Muaji maj ka shënuar një rritje të përgjithshme të çmimeve në vend. Inflacioni, që mat ndryshimin vjetor të një shporte mallrash në maj ishte 2,1 %, raportoi INSTAT. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,5 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin maj 2020, krahasuar me prill 2020 është -0,8 %.

Një sërë artikujsh kanë rezultuar me rritje, ku më kryesoret janë ushqimet, pijet alkoolike dhe cigaret, komunikimi me celular, qiraja, furnizimi me ujë, tapetet, mallra dhe shërbime për mirëmbajtje shtëpie, pajisje audiovizuale, fotografike, dhe riparimi i tyre, gazetat etj. Në rritje kanë qenë dhe akomodimi në hotele, si dhe çmimet në restorante e kafene.

Sipas INSTAT, rritja vjetore e çmimeve në muajin maj është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,81 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,29 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,11 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Komunikimi”, “Shërbimi arsimor” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,23 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,02 pikë përqindje secili.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin maj 2019, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,9 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 2,7 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 1,9 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,4 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,7 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,6 %, “Komunikimi” me 0,4 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3 %, “Shërbimi arsimor” me 0,2 %.Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 3,7 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,7 % dhe “Shëndeti” me 0,6 %.

Lexo edhe :  69.917 aplikime për subvencione në bujqësi/ Nis verifikimi i deklarimeve, kush përfiton

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 23,7 %, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 6,6 %, “vajra dhe yndyrna” me 5,1 %, “peshk” me 4,5 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata, dhe ëmbëlsira” me 3,7 %, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Prill 2020, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u ulën me 2,1 %,  pasuar nga grupet “Transporti” me 0,7 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,5 %, “Argëtim dhe kulturë” me 0,4 % dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,1 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Komunikimi” u rritën me 0,8 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1 % secili./Monitor

Të fundit

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 8 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 84.8 lekë dhe shitet me 86.2 lekë. Euro, blihet me 97...

Parashikimi i motit 8 Qershor 2025, temperatura deri në 38°C

Ditën e sotme vendi ynë, do të vijojë të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri vonë pasdite, kur priten kalime vranësirash të...

Finalistët e çmimit të fotografisë Olive Cotton 2025

Çmimet Olive Cotton shënuan 20-vjetorin e tyre me stil, me një numër rekord aplikimesh dhe një çmim të madh prej 20,000 dollarësh. Galeria Rajonale...

Dy burra dhe një spektakël

Enver Robelli 288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta bërë sërish president. Më 3 nëntor 2024 Musk kishte arsye...

Barazim me “peng” për Shqipërinë/ Mbyllet pa gola sfida me Serbinë në “Air Albania”

Shqipëria barazon pa gola ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë treguan dëshirë të madhe që në fillim,...

Lajme të tjera

Web TV