Banorët e New York-ut do të rinisin sot jetën normale pas pandemisë që pushtoi botën pasi qyteti do nisë sot rihapjen graduale.
Kryebashkiaku i New York-ut Bill de Blasio ka deklaruar në një koferencë për shtyp se është dita e nisjes së rihapjes në këtë qytet. Gjithashtu ai paralajmëroi njerëzit që të mos ulnin vigjilencën për të mos rrezikuar rikthimin e virusit.
Rreth 400 000 punëtorë pritet të kthehen në punë gjatë fazës së parë të planit të rihapjes me katër faza të New York-ut ndërkohë që sektori i ndërtimit, prodhimi dhe shitja me shumicë, gjithashtu, mund të rifillojnë punën me masa paraprake.
De Blasio tha se pret që fillimi i korrikut të shënojë fazën e dytë të rihapjes. /Fjala.al/k.b