COVID-19/Pipero: Jemi në fazën e dytë, s’do kemi kthim prapa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht se numri i rasteve ditore në vendin tonë është rikthyer të jetë në shifra të larta, mjeku i Infektivit Pëllumb Pipero deklaron se nuk do të ketë një rikthim të masave kufizuese.

Mjeku tha në “Repolitix” se faza e dytë e COVID-19 është pikërisht tani e cila ishte e pritshme nga bluzat e bardha, e cila vjen si pasojë e masave lehtësuese, neglizhencës së qytetarëve, por edhe rritjes së numrit të testeve.

“Nuk besoj dhe nuk e mendoj kurrë që do kemi kthim prapa, por kjo nuk do të thotë që qytetarët të jenë të shkujdesur, se situata do na mësojë më shumë se ç’mendon Pëllumbi sot, ndaj them që jemi në  kohë për t’iu thënë që qytetarëve qarkullin, më i dobësuar, por qarkullon. Por mua nuk më shkon ndërmend. Është një fakt kokëfortë që duhet analizuar dhe pastaj vlerësuar nëse duhet të shqetësohemi. Po të shikojmë pozitivitetin nga rastet e marra luhatet nga 5-10%. Duke qenë se strategjia është gjurmim i rasteve me klinik dhe kontaktet e afërta dhe jemi shumë pranë gjurmimit, në këtë aspekt nuk me shqetëson. Jemi në mesin e fazës së dytë të epidemisë dhe sa më shumë kontaktet të testohen aq më shumë do kemi raste të shtuara. Ka lidhje dhe me lehtësimin e masave, është shqetësuese numri i të shtruarve në spital, janë mbi 40 raste. Midis tyre një pjesë janë në rikuperim, por janë 6 në terapi intesive. E rëndësishme që qytetarët të mos shkujdesen, të mos e ulin vigjilencë. Është ulur transmetueshmëria, në këto kohë po të kemi konsideratë respektimin e distancës, apo vendosjen e maskës na mundësojnë që në vend të marrim një dozë të madhe të virusit,të marrim një dozë më të vogël. Jemi në një fazë kur duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm. Restorantet ishin vendet e transmetimit më të shumë të virusit, sipas studimeve”, tha Pipero./E.B./Fjala.al

Të fundit

Pse ky antagonizëm ndaj rritjes së diagnozave me autizëm?

Gina Rippon* Rritja e ndjeshme e diagnozave në sëmundje të ndryshme si kanceri dhe diabeti ka nxitur debat për atë...

Lufta në Gaza, 21 fëmijë kanë ndërruar jetë nga uria dhe kequshqyerja në 3 ditët e fundit

Drejtori i spitalit Al-Shifa në Gaza, Dr. Mohammed Abu Salmiya, ka deklaruar për BBC se 21 fëmijë kanë ndërruar jetë nga uria dhe kequshqyerja...

Korçë/ 60-vjeçari gjendet i pajetë pranë banesës, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Korçë, ku një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në shkallët e pallatit ku banonte,...

Parku fotovoltaik në Belsh/ Balluku tregon procedurat: Ja sa do kushtojë projekti

ZëvendësKryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka nënshkruar marrëveshjen e kredisë dhe grantit për financimin të projektit për ndërtimin të parkut...

Paketa e Maleve/ Mbi 1800 aplikantë, ja si do të jepet statusi për të investuar

Paketa e Maleve është një projekt i iniciuar nga Qeveria për të afruar emigrantët shqiptarë që të investojnë në Shqipëri, në tokën e të parëve...

Lajme të tjera

Web TV