Foto/Beti Njumën e zë syri i keq, 6 javë në shtrat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një natë më parë gazetarja Beti Njuma kanë publikuar një foto e cila tregon se gjatë një aventure me miq ka pësuar një incident të vogël. Njuma shkruan se mund të jetë edhe syri i keq apo ndonjë “dehje” e momentit, por qejfi i ka edhe ca kusure, taksirat!

Në postim gazetarja nuk harron të falenderojë të gjithë ata që u merakosën për shëndetin e saj.

Postimi i plotë

“Gjithçka po shkonte bukuri, ç’e do, zoti qenka pak huqli, se kur s’e pret, të bëka ca ndryshime dhe…iku, vajti fitorja ime.” Kush e ka lexuar “Lufta për fronin” dramën historike të Ibsenit s’mund të mos i mbajë mend këto fjalë profetike të Peshkop Nikolasit të cilat se ç’më shkuakan për shtat nga ky shtrat. Ata që i bien shkurt më thanë syri i keq, por kush e ka paksa haberin nga mali e di se është çështje e humbjes së përqëndrimit, një dehje nga “fitorja” e metrave të fundit pas një lodhjeje sfilitëse. Çika është një majë e gjatë rreth 9 orë, me gjithë pushimet dhe ndalesat, e lodhshme me 1600 metra disnivel dhe me shume ngjitje-zbritje. Pikërisht në 100 metrat e finishit pa dalë në rrugën e asfaltuar të Llogarasë një pakujdesi shkon e të merr në qafë. Një frakturë e vogël të bën hatanë e madhe që të shtrëngon të fashohesh 6 javë në allçi në pikë të beharit hem pa mal e hem pa det. Por është vetëm një mirupafshim e përkohshme. Falemnderit Dëfrimit që më mbajti kalaqafë për një copë rrugë gjersa dolëm në xhade, Fredit që më çoi në spital e më mbështeti moralisht, mjekëve të ushtarakut për mjekimin, dr Gjergjit e prof Llukës për këshillat dhe orientimin dhe të gjithë atyre që u merakosën për mua! Taksirat! Qejfi i ka dhe ca kusure!

Lexo edhe :  Tiranë/ Sherr me sende të forta mes 3 personave, policia nis hetimin

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Trump: “Zelensky është diktator!”, Europa dështoi të sjellë paqen

  Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan tha se homologu i tij ukrainas kishte bërë një punë të...

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

  Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë dhe progresin e saj drejt BE-së, i cili do...

Analfabeti Tofik, dhe “prifti” Thanas

Nga ARTUR AJAZI   Edhe sot pas 34 vitesh, nuk e kuptoj pse  themi  “jemi në tranzicion,çdo gjë bëjmë  e bëjmë nga padituria”. Dhe kjo fatkeqësisht...

155 mijë emigrantë të regjistruar, 37 mijë refuzohen

Edhe pse kanë mbetur dy javë nga regjistrimi i emigrantëve për të votuar më 11 maj, shifrat e refuzimeve janë mjaft të larta. Deri...

“Komisioni Xhafaj” SPAK-u do të “dublohet” nga DPAK-u i qeverisë

Në kulmin e sulmeve politike ndaj Prokurorisë Speciale, SPAK, si nga mazhoranca ashtu edhe opozita, po del në skenë platforma e “Komisionit Xhafaj”. Paritet...

Lajme të tjera

Web TV