Foto/ Fytyrat e Ballkanit, 100 vjet më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në verën e vitit 1920, këndi juglindor i Evropës ishte një vend i dëshpëruar. Konfliktet – duke filluar me Luftën e Parë Ballkanike në 1912, dhe duke vazhduar me Luftën e Parë Botërore në 1914-18 – kishin marrë jetë të panumërta.

Kryqi i Kuq Amerikan kishte operuar në Ballkan që nga viti 1915 dhe në 1919-20, fotografi Lewis Hine * ishte në gjendje të udhëtonte rajonin me një aparat fotografik me format të madh për të regjistruar disa nga momentet e jetesës në Ballkan gjatë periudhave më të errëta .

Në fotografitë e mëposhtëme ne kemi përdorur titujt origjinalë – të redaktuar për qartësi dhe drejtshkrim – që ofrojnë njohuri për njerëzit e ndryshëm të Ballkanit, si dhe perspektivën nganjëherë patronizuese të një vëzhguesi perëndimor të kohës.

“Të moshuarit e shtëpisë: Ky është lloji i njerëzve që qëndrojnë për gjithçka që është më e mira në jetën rumune. Ata janë fshatarë të një vendi prodhues të grurit dhe kanë punuar në tokë që nga fëmijëria. Është ky lloj i njerëzve të Ballkanit për të të cilët ndihma [e Kryqit të Kuq] ishte e vazhdueshme”.

“Ushtari i vogël serb: Ky i ri i ndritshëm i Ballkanit është nga jetimorja e Beogradit, kryeqytetit serb, një nga institucionet e shumta në llojin e tij duke marrë vëmendjen e Kryqit të Kuq Junior. Jetimët serbë i kanë parë amerikanët pothuajse që nga ditët e para të luftës dhe i kanë konsideruar ata si pjesë të jetës së tyre. Shumica e djemve i përkasin Boy Scouts, të modeluar me veshjet tipike amerikane dhe angleze “.

“Shqiptarët në tokën e tyre: Shqiptarët janë shumë luftëtarë të zotë, por në zemër nuk janë luftëdashës apo kaçakë siç dhe janë konsideruar shpesh herë… Edhe pse gratë shpesh mbajnë armë, përgjithësisht dihet që shqiptarët e kanë të shenjtë respektimin e grave sa që kushdo që është I shoqëruar nga një grua mund të shkojë kudo dhe të mos ngacmohet nga askush.

Lexo edhe :  1976 – Lojërat Olimpike në Montreal nën hijen e bojkotit afrikan

“Një vajzë malazeze e vogël me flokë të verdhë: Vajza e vogël humbi prindërit e saj gjatë luftës dhe lypte çdo ditë, ajo jetonte me 31 jetimë të tjerë në një shpellë afër Podgoricës. Ajo ishte vendosur nga [Kryqi i Kuq] në shkollën e Cetinje. Rrobat e vjetra që shihen në foto i ndërroi me rroba të ngrohta amerikane. Tani ajo po ushqehet rregullisht, jeton në një ambient të pastër dhe po mëson lexim, shkrim dhe aritmetikë ”

“Balkan Travel Deluxe: Metoda popullore e udhëtimit në Shqipëri, ku mali ndjek malin me shpejtësi mahnitëse. Kjo fotografi është shkrepur jashtë kampit të Kryqit të Kuq në Scutari ku burri erdhi për kurimin nga kafshimi i gjarpërinjve pasi u përpoq pa sukses për të kuruar veten me metodën popullore të aplikimit të karafilave dhe lëngut të duhanit “.

“Veterani lufte në moshën 12 vjeçare: Ky djalë ishte [5 vjeç] kur humbi krahun në Luftën Ballkanike të vitit 1912. Atë vit u zhvendos në qytetin e Tiranës me një krah; një refugjat nga një zonë luftarake disa milje larg. Fshatarët e Ballkanit u mërzitën kur e gjetën duke luftuar me qenët e rrugës për copëza ushqimesh.Kur Kryqi i Kuq Junior erdhi në Tiranë ata gjetën një shtëpi për të riun, i cili tani është 12 vjeç dhe një veteran i dy luftërave ”.rferl/r.g/Fjala.al

 

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV