Aleati i Bashës: Duhet qeveri tranzitore, të diskutohet dhe sistemi zgjedhor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse dy partitë e mëdha opozitare PD dhe LSI e konsiderojnë marrëveshjen për reformën zgjedhore të mbyllur, nuk ka të njëjtin mendim kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu.

Ai shprehet se dakordësia mes mazhorancës dhe opozitës nuk do të garantojnë zgjedhjet që kërkohen prej vitesh. Gjatë një interviste për Report TV, Mediu tha se qeveria kujdestare do të ngelet domosdoshmëri, si dhe duhet diskutuar çështja e sistemit zgjedhor, pasi sipas tij ka një interes të drejtë nga ana e qytetarëve për rolin dhe funksionimin e parlamentit.

“Nuk ka një marrëveshje për reformën zgjedhore në gjykimin tim, por është një marrëveshje për administrimin e  procesit me dy elementë shumë të rëndësishëm: Rikthimi te komisionet e balancuara për shkak se kishte  një tentativë nga Rama që në emër të administratës të depolitizuar të kontrollonte komisionet zgjedhore dhe të garantonte fitore në tryezë dhe nga ana tjetër  është identifikimi biometrik, i cili është një element pozitiv që shmang votimet familjare, votimin dy herë  apo mbushjen e kutive të votimit. Kjo nuk e zgjidh problemin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, do të ishte  shumë naive nga ana ime, por dhe nga ana e opozitës  për ta zgjidhur çështjen e reformës zgjedhore.

Mendoj që duhet garantuar vullneti politik për zgjedhje të lira dhe të ndershme prandaj nevoja e qeverisë Kujdestare është dhe do të ngelet domosdoshmëri. Një marrëdhënie mes forcave politike për të garantuar besimin e qytetarëve, për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për  njohjen e tyre  dhe stabilitet politik që i shërben vendit por edhe integrimit evropian të Shqipërisë. Përveç asaj ka edhe çështje të tjera politike që janë lënë hapur për të diskutuar si çështja e sistemit dhe për derisa ka një interes të drejtë nga ana e qytetarëve për rolin dhe funksionimin e parlamentit, sa i përfaqëson realisht  zërin e qytetarëve, do të ishte një çështje që opozita duhet ta trajtojë sa më shpejt, për të parë avantazhet dhe disavantazhet e saj. Ky është edhe qëndrimi I PR në kuadër të opozitës”, u shpreh Mediu./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Ermal Mamaqi: Regjisorët nuk më jepnin role, prandaj bëra filmat e mi

Aktori i humorit, Ermal Mamaqi ka folur së fundmi lidhur me largimin e tij nga bota e televizionit tashmë...

Berisha: Ramaduro të ndalojë terrorin mbi banorët e Thethit

Sali Berisha përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me përplasjen e banorëve të Thethit me policinë dhe IMKT-në, të cilët...

Malltezi: Rama i bëri thirrje SPAK-ut të hetonte Berishën

Pas lirimit nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi” nga Gjykata e Posaçme, Jamarbër Malltezi rrëfeu në A2 CNN 20 muajt e arrestit shtëpiak,...

Opozita kundër Kurtit, dështon sërish konstituimi i Kuvendit

Për herë të 44, Kuvendi i Kosovës dështoi të konstituojë legjislaturën e re, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Megjithë paralajmërimin për humbje...

Florentino Perez kërkon edhe 6 muaj hetime për Barcelonën

Real Madrid ka kërkuar nga Gjykata Spanjolle që hetimi për rastin Negreira të zgjatet edhe për 6 muaj të tjerë. Në vitin 2023, Barcelona u...

Lajme të tjera

Web TV