Këshilla të rëndësishme për rigjenerimin e shëndetshëm të lëkurës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A e dinit se lëkura rinovohet natyralisht çdo 30 ditë? Kjo, sipas ekspertëve, ndodh kur shtresa e jashtme e lëkurës nxjerr qelizat e vdekura dhe i zëvendëson ato me të reja.

Nxjerrja e qelizave të vdekura ndodh gjatë gjithë ditës dhe shpesh njerëzit nuk janë të ndërgjegjshëm për sasinë e eliminuar të qelizave të vdekura.

Ky proces mund të përshpejtohet falë solucioneve kozmetike siç është eksfolianti, por përdorimi i tij kërkon kujdes.

Këshilla Praktike Për Eliminimin e Qelizat e Vdekura Të Lëkurës

Nëse jeni dashamirës të solucioneve kozmetike, atëherë kujdesuni që ato të jenë me substanca sa më natyrale dhe të jenë të butë e jo të ashpër.

Tregoni kujdes përpara se t’i blini.

Sigurohuni që ato janë të përshtatshëm vetëm për fytyrën dhe jo për të gjithë trupin.

Përpara përdorimit, bëni një test në lëkurën e dorës dhe më pas përdoreni në fytyrë.

Gjatë pastrimit të lëkurës, duhet të kujdeseni për zonat delikate siç janë sytë apo buzët.

Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë një produkt i tillë duhet përdorur një herë në javë.

Ata thonë se  përpara aplikimit të këtyre solucioneve kozmetike, ju duhet të siguroheni që fytyrën e keni të larë dhe të pastër.

Nëse kremërat ose larësit tuaj përmbajnë retinol ose një substancë të njohur si benzoyl peroxide, atëherë duhet të tregoni kujdes të shtuar.

Përdorimi i eksfoliantëve krahas tyre do të shkaktojë probleme në fytyrë.

Nëse fytyra juaj është e djegur nga dielli ose keni puçra, shmangeni eksfoliantin sepse mund të shkaktojë irritim.

Pas përdorimit të eksfoliantit, përdorni gjithmonë krem ushqyes dhe krem me faktor të lartë mbrojtjeje kundër diellit.

Kjo për arsyen kryesore se eliminimi i shtresës së qelizave të vdekura e bën lëkurën më të ndjeshme ndaj diellit.

Lexo edhe :  A e shkakton stresi vërtet kancerin?

E fundit, por jo për nga rëndësia është koha e përdorimit të solucionit kundër qelizave të vdekura.

Njerëzit që kanë lëkurë të ndjeshme duhet ta përdorin atë në mëngjes dhe më pas të vendosni kremin ushqyes dhe mbrojtës.

Ato do të përthithen më mirë nga lëkura dhe kjo e fundit do të prodhojë më pak yndyrë./AgroWeb.org

Të fundit

Banorët e Thethit: “Duam paqe, jo shkatërrim”

Para Kishës simbol të Thethit, u mblodh sot Kuvendi i Burrave, një traditë e lashtë e kësaj zone të...

Real Madrid ka një ëndërr, por kushton 100 mln euro

Real Madridi i ka vënë syrin Alexis Mac Allister për të forcuar mesfushën e tij përpara sezonit 2025-2026. Mesfushori argjentinas, aktualisht te Liverpooli, ka provuar...

Rama mbledh nesër deputetët e Tiranës! Në takim, edhe drejtorët e Bashkive

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër deputetët e Tiranës dhe drejtuesit e bashkisë në një mbledhje të dytë pas asaj të zhvilluar 10...

Ndërtimet pa leje, OSHEE: Nuk do lidhim asnjë linjë të re elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se do t’i bashkohet institucioneve në aksionin kundër ndërtimeve pa leje. Në një njoftim për mediat OSHEE, bën...

Shenja “Hollywood” lind mbi kodrat e Kalifornisë si një reklamë që s’u fshi kurrë

13 korrik 1923 Në një mëngjes të mjegullt korriku mbi kodrat e Los Anxhelosit, një shkrim i madh dhe i bardhë nisi të shfaqej mbi...

Lajme të tjera

Web TV