Cakaj takon Dzaferoviç: Anëtarësimi në BE mbyll çështjet dypalëshe në rajon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj gjatë qëndrimit në Sarajevë, ka takuar edhe Kryesuesin e Presidencës së Bosnjë e Herzegovinës Sefik Dzaferoviç.

Gjatë qëndrimit zyrtar në Sarajevë, takuam edhe Kryesuesin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Šefik Džaferović ????!

Biseduam për nevojën e rritjes së bashkëpunimit dypalësh veçanërisht nëpërmjet nxitjes së turizmit dhe shtimit të këmbimeve tregtare. Bashkërisht theksuam rëndësinë e patjetërsueshme të mbështetjes së Procesit të Berlinit dhe ruajtjes së frymës proevropiane në Ballkanin Perëndimor.

Ndamë pikëpamjen se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian është një instrument shumë i rëndësishëm i reformave dhe mbylljes së çështjeve dypalëshe në rajon.

Shqipëria, ndërkaq, do të punojë pakursyer për zbatimin e objektivave të nevojshëm në procesin e anëtarësimit në BE dhe ruajtjen e vlerave transatlantike në Ballkanin Perëndimor.

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini shafran të Indisë çdo ditë!

Shafrani i Indisë është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të marrë të gjitha përfitimet e mahnitshme...

Ja cilat janë universitetet më të mira në Europë

36 nga 100 universitetet më të mira globale janë në Europë, një rritje disi e konsiderueshme në krahasim me 28 universitetet që kishte Europa...

Po afron 14 shkurti dhe ti je single? Ja 5 arsye për të festuar

14 shkurtin zakonisht çiftet e kalojnë bashkë, por kjo datë është gjithashtu dita më e mirë që ju të dashuroheni me veten. Është koha...

FOTO/ Familjarët e Loredanës ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre

Nuk ndalen familjarët e Loredanës/ Pas largimit të Jozit nga shtëpia, ata e ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre Ata kanë publikuar një imazh të saj...

Donald Trump planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën

Presidenti Donald Trump po planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën, duke shënuar herën e parë që një president...

Lajme të tjera

Web TV